Shqipëria
Zbulohet shkaku i vdekjes së tre personave në Bulqizë
Ditën e sotme vendi u trondit nga një lajm i hidhur, ku tre persona ndërruan jetë në Ostren të Madh në Bulqizë.

Ata ishin pjesëtarë të një familje dhe bëhet fjalë për nënën së bashku me djalin dhe vajzën, ndërkohë që vajza tjetër ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në reanimacion, për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve për Top Channel, bëhet me dije se shkak i vdekjeve është helmimi, teksa akoma nuk është saktësuar nëse është helmimi nga gazi apo nga ushqimi.
Pritet që autopsia të zbardhë ngjarjen e plotë.
Nëna është 45-vjeçarja Rajmonda Tola, vajza 22-vjeçarja Rudina dhe Fatjoni, djali 15 vjeç.
Kryefamiljari Ylber Tola nuk ndodhej në shtëpi, sepse është emigrant në Greqi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake Regjistrimi i nxënësve në mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake për vitin shkollor 2025/2026,...
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një e treta e zviceranëve nuk ndihen mirë në praninë e emigrantëve Një studim i ri nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) në Zvicër tregon një rritje të...
-
Aplikacioni zviceran i pagesave njofton veçori të reja
-
“Plani shpërthyes”: Kushdo që shkon në Zvicër duhet të paguajë
-
Kantonet po mbështeten në inteligjencën artificiale për deklaratat tatimore
-
Oficerët zviceranë me origjinë të huaj, a janë prova përfundimtare e integrimit?