Lajme

Zbulohet se si funksionojnë shërbimet ruse në rrjetet sociale

Zbulimi i trukeve të rrjeteve sociale dhe ndonjëherë dallimi i reales nga mashtrimi. Por, mbi të gjitha, zbulimi i informacionit të manipuluar. Kjo është detyra e këtij analisti, i cili punon në fshehtësi për shërbimet inteligjente të brendshme.

Analist i Komandës Kibernetike Evropiane, i quajtur Tom, shprehet se: “Ajo që po përpiqemi të zbulojmë janë anomalitë, siç mund të quhet rritja e papritur e numrit të postimeve, ripostimeve, pëlqimeve, apo shfaqja e lojtarëve të rinj”.

Për shembull, në muajin prill, elementë nga e djathta konservatore dhe e djathta ekstreme u takuan në Bruksel. Shërbimi inteligjent i jashtëm kontrolloi mesazhet e shkëmbyer në rrjet. Ky grafik tregon se si analiza funksionon.

“E gjithë zona gri, që përfaqëson shumicën e asaj që shohim në ekran, lidhet me një diskutim apo diskutime të lidhura me konferencën politike që ndodhi në mes të prillit në Bruksel. Ndërsa aktorët në zonat blu janë aktorë që i shohim çdo ditë për arsyen e thjeshtë, sepse ata janë pjesë e lëvizjes proruse. Dhe duket qartë se ndërhyrja në një bisedë politike që ndodh fizikisht në Belgjikë synon të krijojë ose të intensifikojë kaosin ekzistues, apo të polarizojë këtë konferencë”, deklaroi Tom.

Rreziku që aktorë të huaj të manipulojnë opinionin publik gjatë zgjedhjeve është i lartë. Në Poloni, një komision i posaçëm nisi hetimin e influencës ruse dhe bjelloruse. /euronews