Lajme

Zbulohet një ton kanabis, kapen 8 persona, në mesin e tyre dhe kosovarë

Janë arrestuar tetë burra dhe një grua (katër holandezë, një maqedonas verior, një kosovar, një portugez, një zviceran dhe një gjerman)

Policia kantonale e kantonit Schwyz ka gjetur një sere të madhe të mbuluar kërpi në Freienbach. Ajo ka siguruar me këtë rast më shumë se një ton bimë kërpi, trasnmeton albinfo.ch. Tetë persona janë arrestuar në vendngjarje.

Në fund të prillit 2023, policia e kantonit Schwyz kishte inspektuar një serë të mbuluar kërpi (nga i cili bëhet hashishi ose marihuana)në një magazinë në Freienbach. Shërbimet e urgjencës kishin zbuluar se më shumë se 4,400 bimë kërpi që ishin korrur tashmë atje ishin kërp droge, thuhet në deklaratën e policisë.

Lënda narkotike e sekuestruar kishte një vlerë shitjeje prej disa qindra mijë frangash, raporton züritoday.ch.

Tetë burrat midis moshës 17 dhe 52 vjeç që ishin të pranishëm në kontroll janë arrestuar përkohësisht, përcjell albinfo.ch. Më pas janë kryer disa kontrolle shtëpish në kantonet e Cyrihut dhe të Schwyz-it, si dhe janë realizuar edhe hetime të mëtejshme.

Pas përfundimit të hetimeve policore, tetë burra dhe një grua (katër holandezë, një maqedonas verior, një kosovar, një portugez, një zviceran dhe një gjerman) duhet t’i përgjigjen prokurorit publik të kantonit Schwyz.

(Foto: Kantons Polizei, Schwyz)