E-Diaspora

Zbulohet motivi i vrasjes e vetëvrasjes në Berlin

Një ngjarje e rëndë kishte tronditur Berlinin ditë më parë dhe komunitetin shqiptar që jeton në këtë vend.

Një 47 vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Berlin, ndërsa autori, një 60 vjeçar, qëlloi më pas veten duke gjetur vdekjen në spital.

Mediat gjermane raportojnë se arsyeja e vrasjes dhe vetëvrasjes në rrugë, është një dramë xhelozia për një grua.

Gjithnjë sipas mediave gjermane, viktima kishte lidhje me ish-gruan e 60 vjeçarit dhe ky me sa duket është motivi kryesor i krimit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës, përcjell albinfo.ch.

Bledi G., u qëllua në pjesën e gjoksit duke gjetur vdekjen e menjëhershme, derisa fqinjët nuk e dinin pse ndodhi dhe nuk kishin mundur ta ndihmojnë. Pas kësaj, 60 vjeçari vrau veten me pistoletën e krimit.

Në vendin e ngjarjes në afërsi të stacionit të metrosë Bismarckstraße dhe jo shumë larg nga “Deutsche Oper”, policia kriminale ka siguruar prova të vrasjes.

Dëshmitarët dhe të afërmit e të dy burrave u intervistuan.