Lajme
Zbulohet letra prekëse e Kobe Bryant
Pak ditë më parë bota e sportit u shokua me vdekjen e ish-basketbollistit të Lakers, Kobe Bryant.
Bryant vdiq në një aksident me helikopter, në të ishte edhe vajza e tij dhe shtatë persona të tjerë, ku që të gjithë ndërruan jetë.
Në vitin 2016, Kobe kishte shkruar një letër prekëse duke iu drejtuar vetes si 17-vjeçar.
“I dashuri unë 17-vjeçar, kur ëndrra jote për të luajtur për Lakers të bëhet realitet nesër, ti duhet ta gjesh një mënyrë se si të investosh në të ardhmen e familjes dhe shoqërisë tënde. Kjo tingëllon e thjeshtë dhe ti mund të mendosh se do të jetë e lehtë, por merr pak kohë ta mendosh pak më thellë. Unë thashë INVESTO. Nuk thashë JEP. Më lejo të ta sqaroj. Thjesht t’iu japësh të afërmve të tu gjëra materiale mund të duket vendimi i duhur. Ti i do ata dhe ata kanë qenë gjithmonë aty për ty, kështu që është e drejtë që ta ndani bashkë suksesin tënd dhe gjithçka që vjen nga ai. Kështu që blijua një veturë, një shtëpi të madhe, paguaja të gjitha faturat. Ti dëshiron që ata të jetojnë bukur dhe rehatshëm, apo jo?”.
“Por, do të vijë dita kur ti e kupton se sado që ke besuar se po e bëje gjënë e duhur, ti po i mbaje ata prapa”.
“Ti do ta kuptosh se po kujdeseshe për ta sepse të bënte TY të ndiheshe mirë, të bënte TY të lumtur t’i shihje ata të lumtur dhe pa asnjë hall në botë – dhe kjo është jashtëzakonisht vetjake nga ti. Përderisa ti ndiheshe i kënaqur me veten, ti vetëm po ua gëlltitje ngadalë ëndrrat dhe ambiciet atyre. Ti shtoje gjëra materiale në jetën e tyre, por ua vidhje dhuratën më të shtrenjtë nga të gjitha: pavarësinë dhe rritjen”.
“Kuptoje se ti do të bëhesh lideri i familjes dhe kjo do të thotë se do të marrësh edhe vendime të vështira, edhe nëse të afërmit e tu nuk i kuptojnë ato menjëherë. Investo në të ardhmen e tyre, mos jep”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra