Kuriozitete
Zbulohet kafka më e vjetër njerëzore si pasojë e cunamit
Një kafkë njerëzore antike e gjetur në Papua New Guinea besohet se i ka takuar viktimës më të vjetër deri tani nga një cunami, sipas shkencëtarëve.
Kjo kafkë u gjet në vitin 1929 afër qytetit të Aitapes dhe fillimisht iu atribuua paraardhësve të njerëzve modernë.
Gjithsesi, shkencëtarët tani thonë se kjo zonë dikur ishte bregdet dhe ishte goditur nga një cunami 6000 vjet më parë.
Ata besojnë se kjo kafkë i përkiste një njeriut që kishte vdekur në atë cunami.
Zbulimi erdhi pasi një ekip ndërkombëtar krahasoi sedimentet e kësaj hapësire me një regjion tjetër të afërt i cili u godit nga një cunami shkatërrues më 1998.
“Teksa eshtrat janë studiuar mirë, pak vëmendje i ishte kushtuar sedimenteve kur dolën në pah”, ka thënë autori James Goff, nga Universiteti i New South Wales.
“Ngjashmëritë gjeografike” në sedimente treguan se njerëzit kishin përjetuar cunami në këtë hapësirë për mijëra vjet.
“Kemi arritur në konkludim se personi i cili kishte vdekur këtu shumë moti është me gjasë viktima më e vjetër e gjetur nga një cunami”, ka thënë Goff, shkruan Albinfo.ch.
Shkencëtarët thonë se është e mundur që personi kishte vdekur dhe ishte varrosur edhe para atij cunami. Ekipi po ashtu ka përdorur edhe disa metoda tjera për të caktuar vitet e artefakteve.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën










