Shkurt.ch
Zbulohet “ilaqi” që ndalon plakjen?
Eksperimenti është bërë me minj të moshës dyvjeçare. Ata, pas një trajtimi njëjavor kanë pasur treguesit e një moshe të minjve gjashtëmuajsh
Hulumtuesit shkencorë të Harvard Medical School (“Cambridge Masachussetts, SHBA) kanë bërë eksperimente duke testuar ndikimin e ko- enzimës Nicotinamidadenindinukleotid (NAD) në plakjen e qelizave. Dhe me këtë rast kanë zbuluar se furnizimi me një dozë më të madhe të NAD mundet jo vetëm ta ndalojë por edhe ta kthejë mbrapshtë procesin e plakjes së qelizave.
Eksperimenti është bërë me minj të moshës dyvjeçare. Ata, pas një trajtimi njëjavor kanë pasur treguesit e një moshe të minjve gjashtëmuajsh. Nëse NAD shkakton një proces të ngjashëm të përtëritjes edhe te njeriu, mbetet akoma e pastudiuar, shkruan die Welt.
Shkencëtarët që kanë bërë këtë zbulim, në eksperimentin e ardhshëm me minj duan të zbulojnë nëse shtimi i thjeshtë i sasisë së NAD në ujin e pijes do të japë rezultatin e njëjtë pozitiv sikur në eksperimentin e parë.
Edhe pse për koenzimën NAD shumë njerëz mund të mos kenë dëgjuar kurrë, ajo është e njohur prej kohësh nga shkenca dhe e pranishme gjithandej si dhe e lehtë për tu gjetur në ambientet ku jetojnë njerëzit. Por eksperimenti i parë që ka arritur të dëshmojë efektin e përtëritjes, së paku te minjtë, është ky i realizuar nga Harvard Medical School.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave