Shkurt.ch

Zbulohet gjeni që lufton kancerin e lëkurës

Një grup studiuesish nga Universiteti i Cyrihut kanë zbuluar një gjen i cili luan rol qendror në luftimin e kancerit të zi të lëkurës. Gjeni në fjalë do të mundësojë që të trajtohen, gjegjësisht të neutralizohen  melanomet, të cilat janë veçanërisht agresive dhe shpesh edhe vdekjeprurëse.

Sipas rezultateve të këtij studimi del se edhe tumoret kanë qelizat e tyre burimore. Për këtë arsye, terapia eficiente e tumorit duhet të merret në radhë të parë me luftimin e qelizave burimore të kancerit, për arsye se ato me kohë shndërrohen në qeliza të tumorit. 

Me gjithë hulumtimet intensive që po bëhen në fushën e luftimit të kancerit ende mungon një terapi e suksesshme. Numri i të sëmurëve me kancer në Zvicër po vjen duke u rritur.