Të tjera
Zbulohen detaje se si do të mbyllen Lojërat Olimpike në Paris

Më 11 gusht mbyllet Olimpiada e Lojërave Olimpike në Paris, ndërsa yjet do të performojnë për dy orë në këtë ceremoni.
Ngjarja përmbyllëse, është vendosur të titullohet “Records” dhe do të zhvillohet në Stade de France.
Sipas disa burimeve dhe raporteve të publikuara nga gazeta franceze Le Parisien, Thomas Jolly është duke përgatitur shfaqjen përmbyllëse, me performanca të përfolura nga dy grupe të njohura franceze: fituesit e Grammy-t Phoenix dhe dyshja elektronike AIR, të cilët kanë qenë në turne këtë vit.
Yje të tjerë që përflitet se do të shfaqen janë Snoop Dogg dhe spekulimet janë se në këtë ceremoni, e pranishme do të jetë dhe Taylor Swift,
Yje të tjerë që janë parë në Paris janë regjisorja e Barbie, Greta Gerëig, Michelle Yeoh, Ryan Gosling dhe Eva Mendes.
Gjithashtu është konfirmuar se Tom Cruise do të shfaqet gjatë ceremonisë së mbylljes.
Komiteti Francez i Lojërave Olimpike nuk ka dhënë detaje të hollësishme për ngjarjen megjithatë kanë zbuluar se Stade de France do të shndërrohet në një sallë gjigante koncertesh, me qindra interpretues, kërcimtarë dhe artistë cirku.
Ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit do të zhvillohet nga ora 21:00 deri në orën 23:15
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër Përqindja e lindjeve të shumëfishta pas fertilizimit in vitro (IVF) në Zvicër ka shënuar një rënie...
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët
-
A janë gjigantët farmaceutikë kompanitë më të mira për të punuar në Zvicër?
-
Masat nga qeveria zvicerane pas tarifave nga Trump