Lajme
Gjermani: Zbulohen 22 refugjatë në kamionin frigorifer
Sipas informacioneve të para, ata janë shtetas sirianë. Në mesin e 22 personave të kontrabanduar, gjashtë ishin të mitur
Pas hyrjes në Gjermani nga Republika Çeke, Policia Federale ka kontrolluar një kamion të dyshimtë në autostradën A17. Kur shoferi ka hapur derën e pasme, janë shfaqur plot 22 emigrantë, transmeton albinfo.ch. Ata kanë qenë të rrezikuar të pësojnë nga hipotermia, madje edhe në rrezik për vdekje.
Dy kontrabandistët e dyshuar janë arrestuar për momentin, tha policia federale në Berggiesshübel.
Kamioni kishte ardhur nga Republika Çeke aty pranë dhe po lëvizte në Autobahn 17, ku po kontrollonte policia federale, shkruan ntv.de. Kur shoferi ka hapur derën e pasme, njerëzit që po qëndronin në hapësirën e frigoriferit janë ndier të lehtësuar që ajri po kthehej në makinë, thonë policët. Në mesin e 22 personave të kontrabanduar, gjashtë ishin të mitur .
Sipas informacioneve të para, ata janë shtetas sirianë. Ata, pas kësaj kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani dhe janë dërguar në një objekt pritës. Fëmijët dhe të rinjtë janë vendosur në urgjencën për fëmijë dhe të rinj.
Kamioni i vogël ishte i pajisur si një furgon frigorifer dhe i pajisur me mbyllje hermetike, thotë policia federale, përcjell albinfo.ch. Njerëzit ishin grumbulluar së bashku në hapësirën e ngarkimin, ku nuk kishte dritare.
Për dy kontrabandistët e dyshuar janë lëshuar urdhër-arreste, të cilët ndodhen në mbajtje.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














