Lajme
Zbulimi nga hulumtimi më gjithëpërfshirës për “Covidin e gjatë”
Grupi zbuloi ARN të vazhdueshme të virusit në shumë pjesë të trupit, përfshirë zona në tru, për thuajse 230 ditë pas shfaqjes së simptomave
Koronavirusi që shkakton Covid-19, mund të përhapet brenda ditëve nga rrugët ajrore tek zemra, truri dhe thuajse çdo sistem organesh në trup, ku dhe mund të rrijë për muaj me radhë, sipas një studimi.
Në atë që e quajtën analizën më gjithëpërfshirëse deri më tani të shpërndarjes së virusit, shkencëtarët e Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë në SHBA, zbuluan se patogjeni ka aftësi që të replikohet tek qelizat njerëzore përtej aparatit të frymëmarrjes.
Rezultati, i publikuar në fundjavë, theksoi se pastrimi i vonuar viral është një ndër kontribuesit kryesor tek simptomat e vazhdueshme që godasin pacientët sëmundjen e ashtuquajtur “Covid i gjatë”, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Sipas autorëve, njohja e mekanizmave nën të cilët virusi vazhdon në trup, së bashku me reagimin e trupit ndaj çdo rezervuari viral, mund të ndihmojë trajtimin e personave të ndikuar. Ekspertët e quajtën si punë të jashtëzakonshme, pasi hedh dritë tek Covid i gjatë dhe ndihmon të shpjegojë se pse ndodh edhe te personat që kanë pasur sëmundje të lehtë apo pa simptoma fare. Zbulimet nuk janë rishikuar ende nga shkencëtarë të pavarur dhe bazohen kryesisht tek të dhënat e mbledhura nga rastet vdekjeprurëse të Covid-19 dhe jo pacientët me Covid të gjatë.
Hulumtimet janë ndërmarrë tek instituti në Bethesda Maryland, dhe bazohet te mostrat e shumta dhe analizat e marra gjatë autopsive të 44 pacientëve që ndërruan jetë. Barra e infeksionit jashtë aparatit të frymëmarrjes dhe koha e pastrimit viral nuk janë të mirë-karakterizuara, veçanërisht në tru, sipas Daniel Chertow, që drejton njësinë infektive tek Instituti në SHBA. Grupi zbuloi ARN të vazhdueshme të virusit në shumë pjesë të trupit, përfshirë zona në tru, për thuajse 230 ditë pas shfaqjes së simptomave.
Hulumtuesit përdorën disa teknika të ruajtjes së indeve për të zbuluar dhe matur përmasën virale, si dhe kanë rritur virusin e mbledhur nga disa organe.
“Rezultatet tregojnë se ndërsa barra më e madhe e Covid ndodhe në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëri, virusi mund të përhapet gjatë fazës së hershme të kontaktit dhe infektojë qeliza në të gjithë trupin, përfshirë gjerësisht në tru”, sipas autorëve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor