Lajme
Zbulim i ri rreth asaj se si u ndërtuan piramidat

Një teori e re është bërë publike së fundi, duke treguar se si egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidën e madhe të Gizës mijëra vjet më parë.
Studiues, të udhëhequr nga gjeografi Hader Sheisha, në Universitetin Aix-Marseille në Francë, përdoren të dhëna paleoekologjike për të rindërtuar një pamje të rrjedhës që mund të ketë pasur lumi Nil në Egjipt gjatë 8 mijë vjetëve të fundit.
Ata dolën në përfundimin se ndërtuesit e piramidave mund të kenë shfrytëzuar një degë të lumit Nil, tashmë të tharë, për të lëvizur materialet e ndërtimit. Piramida ka një lartësi rreth 138 metra dhe u ndërtua në shekullin e 26 para Krishtit, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Inxhinierët e lashtë mendohet se kanë përdorur si ashensorë hidraulikë përmbytjet. Sipas teorisë së fundit, egjiptianët e lashtë kanë shfrytëzuar degën e Nilit për të lëvizur tonelata të gurit gëlqerorë dhe granitit të nevojshëm për të ndërtuar strukturat gjigante.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave Shtëpi deri në frymën tuaj të fundit - pse rregulloret e reja në Weinfelden janë të...
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
-
Detaje të reja rreth plagosjes së shqiptarës në Mynih
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave
-
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi
Jeta në Zvicër
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave Shtëpi deri në frymën tuaj të fundit - pse rregulloret e reja në Weinfelden janë të...
-
Franga zvicerane “fituesja” më e madhe nga tarifat e Trumpit – por çfarë ndodh me konsumatorët zviceranë?
-
Industria zvicerane e djathit në krizë, prodhuesit detyrohen të ndërpresin veprimtarinë
-
Parlamenti zviceran kërkon që fishekzjarret të lejohen vetëm me autorizim
-
Fillon puna për Eurovizion në Bazel