Jeta në Zvicër

Zbardhet vrasja e katërfishtë, policia arreston të dyshuarin

Pas një viti autoritetet zvicerane të sigurisë kanë zbardhur vrasjen e katërfishtë në Rupperswil. i dyshuari është një student 33-vjecar.

Zbardhet më në fund vrasja e katërfishtë në Rupperswil, që kishte tmerruar para një viti  tërë Zvicrën. I dyshuari është një 33-vjeçar, banor i këtij fshati. Kjo u konfirmua nga autoritetet në një konferencë për media. Paraja thuhet të ketë qenë motiv i këtij akti makabër.

Pa bastisjes së kryer të enjten në Rupperswil, doli se autori kishte planifikuar vepra të ngjashme kriminale dhe me arrestimin e tij janë  evituar krimet tjera, thotë e bindur policia.

Autori i këtij akti mizor thuhet të ketë ketë pasur edhe motive seksuale. Ai kishte depërtuar në shtëpinë e viktimave në mëngjesin e hershëm të 21 dhjetorit 2015.

Në shtëpi kishin jetuar një nënë, dy djemtë e saj dhe e dashura e njërit prej djemve. I dyshuari i kishte lidhur ata, ua kishte mbyllur gojën dhe ua kishte hequr qafën me thikë.

Sipas të dhënave të policisë dhe prokurorisë së kantorin Argau bëhet fjalë për student 33-vjecar. Në banesën e tij janë gjetur një cantë me mjete që i ka përdorur gjatë vrasjes së katërfishtë.