Bota

Zarif kritikon sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Iranit, i quan “shpërqendrim”

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif akuzoi sot Departamentin amerikan të Thesarit se me vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit, po mundohet që të “shpërqendrojë” vëmendjen nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsulatën e Arabisë Saudite në Stamboll, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.

Departamenti amerikan i Thesarit të martën njoftoi se ka sanksionuar tetë individë që janë të lidhur me talibanët e Afganistanit dhe financojnë këtë grup që është i cilësuar si grup terrorist, përfshirë edhe dy zyrtarë të Gardës Revolucionare të Iranit.

“Për të shpërqendruar vëmendjen nga brutaliteti i sauditëve në Staboll dhe në Jemen, Departamenti amerikan i Thesarit, vendos sanksione ndaj Iranit për ‘mbështetje’ të talibanëve”, ka shkruar Zarif në Twitter.