Integrimi
Zari Xhaferi (SP): Po, për të tri iniciativat
Zari Xhaferi deputeti shqiptar në parlamentin e Kantonit të Zugut u është përgjigjur pyetjeve të albinfo.ch në lidhje me votimin që më 3 mars organizohet për tri iniciativa të ndryshme
Duke përfaqësuar qëndrimin e subjektit të cilit i takon, Partisë Socialdemokrate, dhe qëndrimin e tij personal, Zari Xhaferi, deputet (këshilltar) në Parlamentin e Kantonit të Zug-ut shprehet pro të tri iniciativave aktuale.
Iniciativës për ndryshimin e Ligjit mbi Planifikimin Hapësinor, politikani i ri zviceran me rrënjë shqiptare nga Maqedonia i thotë Po. Dhe këtë përkrahje ai e arsyeton si në vijim. “Shpërndarja në rritje e ndërtimeve urbane dhe shpërdorimi i tepruar, pa nevojë, i tokës duhet të ndërpriten. Nuk bën që ne tokën bujqësore dhe me vlera kulturore ta shkatërrojmë përgjithmonë. Për çdo sekondë në Zvicër zaptohet një metër katrorë, duke u ndërtuar diçka. Kjo është një grabitje e panevojshme e tokës. Në vend të kësaj më mirë do të ishte që bujqit të kenë mjaft tokë për prodhimin e ushqimeve vendore e të shëndetshme. Njëkohësisht sigurohet edhe toka me vera kulturore, e cila po ashtu është edhe një magnet për turizmin. Ligji i reviduar do të siguronte më tepër hapësirë banimi të pagueshme nëpër qendra banimi dhe një jetë të re në qendrat e fshatrave”, sqaron Zari Xhaferi.
Më tutje, deputeti shqiptar në Parlamentin e Kantonit të Zug-ut, thotë se edhe për iniciativën e radhës, atë për futjen në kushtetutë të Beninit të politikës së familjes ka qëndrim pozitiv.
“Baza e sotme kushtetuese nuk mundëson sa duhet mbështetje për familjet. E gjithë kjo kufizohet në shtesat për fëmijë dhe në sigurimin e amësisë, që është shumë pak. Baza e kushtetutës në këtë drejtim duhet të zgjerohet, në mënyrë që, nga njëra anë të plotësohen nevojat e familjeve dhe nga ana tjetër edhe pritjet e shoqërisë. Kjo ka rendësi për një politikë bashkëkohore familjare. Neni kushtetues i obligon të gjitha kantonet që të ofrojnë një politikë familjare adekuate. Kjo së paku duhej të siguronte marrjen e masave që prindërit të munden të përputhin profesionin me familjen. Shumë prindër janë të detyruar të kërkojnë të ardhura shtesë për të paguar qiranë dhe shpenzimet tjera të jetës. Po ashtu ekonomia jonë ka nevojë për femra me kualifikime superiore”.
Edhe iniciativës “Minder”, Xhaferi i thotë Po. Sipas tij, për një paqe sociale është shumë me rëndësi që dallimi në pagat në mes të “të punësuarve normalë” dhe niveleve të larta (të menaxherëve) sërish të zvogëlohet.
“Duhen ndaluar dëmshpërblimet që u jepen menaxherëve të lartë me rastin e fillimit të një pune ose me rastin e lëshimit të punës, të ashtuquajturit “parashuta prej ari” si dhe bonot. Aksionarët duhet të jenë ata që, në asamblenë e përgjithshme të tyre duhet ta caktojnë shumën e përgjithshme të udhëheqjes menaxheriale. Pa hyrë shumë në detaje, unë votoj për këtë iniciativë dhe jo për kundërpropozimin, për arsye se kundërpropozimi është shumë i kufizuar. Veç kësaj, Partia Socialdemokrate ka në përpunim edhe iniciativa të reja përmes të cilave zvogëlohet dallimi ekzistues i të ardhurave ne mes të kategorive të ndryshme të të punësuarve, përfundon Zari Xhaferi.
Për cilat iniciativa votohet të dielën, më 3 mars
Këtë të diele, më 3 mars në Zvicër votohet për tri iniciativa të ndryshme, në nivel federal. Është fjala për iniciativën “Minder” ose kundër pagave padrejtësisht të larta të menaxherëve; për iniciativën e revidimit të Ligjit mbi Planifikimin Hapësinor dhe për iniciativën e futjes në kushtetutë të një neni që harmonizon familjen me profesionin.
Nisur nga fakti se një numër në rritje i shqiptarëve tashmë ka fituar shtetësinë zvicerane, Albinfo.ch i konsideron si çështje me interes këto votime. Për këtë arsye, redaksia ka kontaktuar përfaqësues nga disa parti të mëdha, të përfaqësuara në parlamentin dhe qeverinë federale për të dhënë qëndrimin e tyre sa u përket votimeve që janë në prag.
Pyetjet u janë dërguar përgjegjësve për medie në partin CVP-PDC dhe në FDP-PLR, si dhe disa përfaqësuesve shqiptarë në jetën politike zvicerane, nga Partia Socialdemokrate (SP-PS).
B.SH.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind