Integrimi

Zana Iseni konkurron për “Miss Berna 2014”

Kandidatja shqiptare do të garojë në mesin e 12 vajzave finaliste në spektaklin e bukurisë që do të mbahet më 24 maj, në sallën e njohur “Arena Kursaal” në Bernë.

Bukuroshja Zana Iseni, me një gjatësi prej  1.70 centimetrash vjen nga Bieli. 18-vjeçarja punon si nëpunëse komerciale dhe thotë se nëse zgjidhet mis Berna, atëherë do të përfaqësojë më miri vendin prej nga vjen.

“Nëse marr kurorën “Miss Berna 2014” do të tregojmë se nuk jemi vetëm të bukura, por edhe inteligjente. Miss Berna do të jenë vajzat dhe djemtë e rinj”, ka thënë Zana.
Për ndryshe, më 24 maj të këtij viti do të mbahet nata finale dhe në këtë mbrëmje do të marrin pjesë 12 vajza, ndërsa pritet që njëra nga shqiptaret të shkëlqejë dhe të fitojë kurorën e “Miss Berna 2014”. 

Në portalin “Miss Bern” mund të mësoni më shumë për 12 kandidatet finaliste që pretendojnë kurorën e më të bukurës në Bernë. Miss Bern 2014

Deri më 23 maj 2014, në orën 18, mund të votoni për kandidaten favorite nëpërmjet sms-ve. 

Votoni për Zanen