Fun
Zaev: Të enjten luaj futboll me ministrat, të dielën e ngas motorin
Terminet e futbollit me ministrat në Shkup mund t’i humbas, por vozitjen me motor ditën e diel, nuk e harron.
Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev tha se nuk ka shumë kohë të lirë për aktivitete sportive, por kohën e lirë mundohet ta shfrytëzojë në mënyrë maksimale për pasionin e tij, shkrua alsat m, përcjellë albinfo.ch.
“Kam pak kohë, pavarësisht kësaj mundohem ta shfrytëzoj. Të dielën ngas motor, kurse të enjten luaj futboll me ministrat në Shkup, por nuk jam i rregullt. Shpresoj që në të ardhmen të kem më shumë kohë për sport, në mënyrë që të jem më i përgatitur për aktivitetet e përditshme”, tha Zaev nga Strumica në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.
Sipas tij, sporti dhe arsimi fizik janë me rëndësi të jashtëzakonshme për çdo shoqëri dhe prandaj promovohen dhe mbështeten politikat me të cilat do të rritet numri i qytetarëve nga të gjitha moshat, grupet sociale dhe mjediset të cilat çdo ditë do ta zbatojnë sportin dhe aktivitetet sportive-rekreative.
Kryeministri shtoi se deri më tani janë shfrytëzuar 2,3 milionë dhe vitin e kaluar 5 milionë euro për sportin, dhe sipas tij, është e sigurt se shuma do të rritet.
Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe paqe në Strumicë morën pjesë disa qindra fëmijë dhe sportistë nga degë dhe klube të ndryshme sportive.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













