Maqedonia
Zaev: Ata që nuk kanë shtetësi maqedonase, nuk mund të regjistrohen
Kryeministri, Zoran Zaev sot pas takimit me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare ka njoftuar se është arritur marrëveshje për shtyrjen e procesit të regjistrimit për në muajin shtator. Zaev ka komentuar edhe personat pa shtetësi në vendin tonë, duke thënë se përfshirja e tyre në procesin e regjistrimit është e pamundur.
“Unë nuk besoj që dikush mund ta parandalojë këtë regjistrim, por nuk është i vlefshëm, sepse ne në bazën e të dhënave kemi njerëzit që kanë shtetësi maqedonase. Në regjistrimin në Maqedoninë e Veriut regjistrohen të gjithë qytetarët që janë shtetas. Kjo do të thotë që kushdo që nuk ka shtetësi, nuk mund të regjistrohet. Kjo do të thotë që ndonjë amerikan, as një zviceran, as një gjerman, nuk mund të regjistrohen sepse nuk kanë shtetësi”, tha mes tjerash Zaev, duke shtuar se edhe nëse dikush nga personat pa shtetësi tenton të regjistrohet, i njëjti do të merret si i pavlefshëm, transmeton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih