Muzikë
“Za Fest” dhe “Sunny Hill Festival”, mbahen në të njëjtat data
Njëri në Theth, e tjetri në Prishtinë, janë dy festivale që përpos muzikës, kanë të përbashkët edhe datat kur do të mbahen, shkruan albinfo.ch.
Më 2, 3 dhe 4 gusht të këtij viti, në dy vende të ndryshme, do të mbahet “Za Fest” dhe “Sunny Hill Festival”.
Që të dy festivalet do të sjellin në tokat shqipfolëse edhe artistë ndërkombëtarë, duke promovuar kështu Kosovën e Shqipërinë.
“Za Fest”, festival që i kushtohet trashëgimisë së Alpeve Shqiptare, do të mbledhë artistë shqiptarë e të huaj, që me muzikë e rrëfenja do të argëtojnë të pranishmit nën hijen e malit. Edhe këtë edicion do të jetë e pranishme këngëtarja shqiptare, Elina Duni.
Ndërkaq “Sunny Hill Festival” do të sjellë nga bota artistë të zhanreve të ndryshme muzikore që do të performojnë gjatë datave 2, 3 dhe 4 gusht në Prishtinë. Këtë vit, në mesin e artistëve të njohur ndërkombëtarë do të jenë edhe Calvin Harris dhe Miley Cirus, shkruan albinfo.ch.
U mbetet adhuruesve të muzikës të vendosin se ku do t’i kalojnë këto tri ditë të gushtit!
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?