Shkurt.ch
Youtube shlyen për policinë zvicerane përmbajtjet xhihadiste
Në luftën kundër përhapjes së videove që paraqesin skena të ekzekutimeve dhe të ushtrimit të dhunës në përgjithësi, Policia Federale e Zvicrës gëzon te youtube një status të besueshëm ose “Trusted Flagger” dhe kërkesat e saj trajtohen me prioritet
Ka katër muaj qëkur Youtube i bën Zyrës federale për Polici një shërbim të veçantë: Të gjitha videot që kanë të bëjnë me xhihadizmin, shlyhen sa më shpejtë që të jetë e mundur, shkruan nzz.ch. Kur dihet sasia shumë e madhe e videove që parakalojnë nëpër youtube: për çdo minutë janë në dispozicion më shumë se 400 orë material në video, ky është shërbim vërtet special, përcjell albinfo.ch! Në mesin e kësaj morie xhirimesh ka sigurisht edhe shumë video që propagandojnë dhunën dhe terrorin islamik.
Në luftën kundër përhapjes së videove që paraqesin skena të ekzekutimeve dhe të ushtrimit të dhunës në përgjithësi, Policia Federale e Zvicrës gëzon një status të besueshëm ose “Trusted Flagger” dhe kërkesat e saj trajtohen me prioritet.
Në intervistën me gazetën e përmendur, zëdhënësja Cathy Maret shprehet se Fedpoli në luftën e tij kundër propagandës së ISIS-it denoncon për çdo javë një numër videosh me përmbajtje të përmendur më lart, transmeton albinfo.ch. Këtu bëhet fjalë për videot që janë të dënueshme sipas të drejtës penale zvicerane. Megjithatë youtube vendos në mënyrë të pavarur për shlyerjen e videos së caktuar, por të shumtën e rasteve ndjek rekomandimet e policisë federale.
Në luftën kundër propagandës së terrorit, Fedpoli është në bashkëpunim edhe me përfaqësues të Twitter-it dhe facebook-ut.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën