Bota
YouTube ndëshkon yllin që shfaqi një të vetëvrarë në video
YouTube ka marrë masa disiplinore ndaj yllit Logan Paul pas videos së postuar muajin e shkuar, ku ai shfaqi një person të vetëvrarë në Japoni.
Paul është larguar nga një shërbim i reklamave që u ofrohen brendeve në YouTube. Kompania po ashtu ka thënë se ai nuk do të përfshihet në serinë origjinale të YouTubet “Foursome”.
YouTube është kompani e Google-it dhe krijuesit si Paul fitojnë para përmes shërbimeve reklamuese.
Në një postim të fundit, gjiganti teknologjik ka treguar se vendimin për përjashtim nga mundësia e reklamave e ka marrë për shkak të shkeljes së rregullave me videon e postuar, transmeton Albinfo.ch.
“Vetëvrasja nuk është shaka, as që duhet të jetë ndonjëherë diçka që incizohet për shikime”, ka shkruar YouTube.
Paul kishte kërkuar falje pas postimit të videos, ndërsa tre ditë pasi e kishte postuar atë kishte thënë se do të largohet për një kohë nga postimet për të gjetur kohë për reflektim.
Video e yllit të YouTubet me një të vetëvrarë zgjon debat në botë
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih