Shkurt.ch

YouTube humb betejën ligjore në Gjermani

Një gjykatë gjermane ka vendosur se YouTube mban përgjegjësinë për shkeljen e të drejtave të autorit

Gjykata në Hamburg tha se YouTube mban përgjegjësinë kur përdoruesit postojnë klipe muzikore dhe se shërbimi për shpërndarjen e vidoeve i kompanisë Google, mund të instalojë filterë që pengojnë përdoruesit nga publikimi i muzikës, për të cilën, të drejtat i ruan trupi muzikor gjerman GEMA, trasnmeton REL.

YouTube tha se nuk merr përgjegjësi se çka bëjnë përdoruesit, kur i është thënë se ka shkelur të drejtat e autorit.

Nuk është bërë e qartë menjëherë nëse do të apelohet vendimi.

Po që se YouTube detyrohet t’ia paguajë GEMA-s të gjitha klipet e pëdorura në uebsajt, llogaria do të jetë tepër e madhe.