Lajme
Youtube gjobitet me 170 milionë dollarë
Kompania Google dhe shërbimi i saj për video YouTube do të paguajnë 170 milionë dollarë gjobë, për “t’i dhënë fund” akuzës për shkelje ligji duke mbledhur informacione private për fëmijët, tha sot Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA (FTC).

YouTube, sipas aktakuzës, ka monitoruar shikuesit e kanaleve të fëmijëve përmes të ashtuquajturave cookie, pa pëlqimin e prindërve, dhe më pas ka përdorur ato për të ofruar reklama të synuara për ata shikues.
Marrëveshja mes FTC dhe Zyrës e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju-Jork, e cila do të marrë 34 milionë dollarë, është më e madhja qëkur ligji që ndalon mbledhjen e informacionit për fëmijët nën 13 vjeç hyri në fuqi më 1998, transmeton KosovaPress, përcjell albinfo.ch.
Ligji u rishikua në 2013-ën për të “mbuluar cookie”, të cilat përdoren për të ndjekur zakonet e shfletimit në internet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Për nder të 8 marsit, Ambasada e Kosovës në Paris organizon event për gratë shqiptare Një mbrëmje e mrekullueshme u organizua nga Ambasada e Kosovës në Paris dhe F’ODA, për të...
-
Bruksel: Tubim në nderim të grave shqiptare dhe kundër dhunës ndaj tyre
-
Blerina Kastrati: Dua të përfaqësoj zërin e komunitetit tim në asamblenë lokale
-
Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Zvicër
-
Promovimi i librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999” në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Politika e jashtme zvicerane “e pandryshuar nga vendimet e SHBA” Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter, thotë se politika e jashtme nuk ka ndryshuar në dritën e vendimeve...
-
Këshilli Federal dëshiron një shkollë më fleksibël të rekrutimit
-
Konfiskimi i patentë shoferit, 20 për qind më shumë raste se në vitin 2023
-
A është policia federale shumë e dobët për të qenë efektive?
-
A mund të shitet ligjërisht qumështi i papërpunuar në Zvicër?