Lajme
Youtube bllokon çdo përmbajtje kundër vaksinave

Youtube do të bllokojë shfaqjen e të gjitha materialeve kundër vaksinave, njoftoi në një blog të mërkurën.
Për shembull, Youtube nuk do të lejojë përmbajtje të cilat pretendojnë se vaksina e gripit dhe se vaksinat kundër fruthit, shytave dhe rubeolës mund të shkaktojnë autizëm.
Kompania, në pronësi të Alphabet Inc, pjesë e së cilës është edhe Google, do të ndalojë gjithashtu edhe disa nga kanalet e aktivistëve më në zë kundër vaksinës, përfshirë Robert F. Kennedy Jr dhe Joseph Mercola, tha një prej zëdhënësve të Youtube.
Përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare, Mercola tha se “jemi të bashkuar në mbarë botën, ne nuk do të jetojmë me frikë, do të qëndrojmë së bashku dhe do të rikthejmë liritë tona”.
Zhvillimi vjen pasi edhe kompani të tjera janë kritikuar pasi pretendohet se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e informacioneve të rreme në rrjete sociale, përfshirë Facebook dhe Twitter./Euronews
E-Diaspora
-
Për nder të 8 marsit, Ambasada e Kosovës në Paris organizon event për gratë shqiptare Një mbrëmje e mrekullueshme u organizua nga Ambasada e Kosovës në Paris dhe F’ODA, për të...
-
Bruksel: Tubim në nderim të grave shqiptare dhe kundër dhunës ndaj tyre
-
Blerina Kastrati: Dua të përfaqësoj zërin e komunitetit tim në asamblenë lokale
-
Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Zvicër
-
Promovimi i librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999” në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Politika e jashtme zvicerane “e pandryshuar nga vendimet e SHBA” Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter, thotë se politika e jashtme nuk ka ndryshuar në dritën e vendimeve...
-
Këshilli Federal dëshiron një shkollë më fleksibël të rekrutimit
-
Konfiskimi i patentë shoferit, 20 për qind më shumë raste se në vitin 2023
-
A është policia federale shumë e dobët për të qenë efektive?
-
A mund të shitet ligjërisht qumështi i papërpunuar në Zvicër?