Kuriozitete

Ylli i ri i muzikës Kane Brown shkruan emrin në histori

Ylli i ri i muzikës, Kane Brown, ka shkruar emrin në historinë e muzikës pasi është bërë ylli i parë që ka hyrë në top pesë top-listat e zhanrit ‘country’ në SHBA.

Hitet e tij e kanë çuar atë drejt majave në toplistat e Billboardit për shitjet digjitale, për dëgjim në të gjitha platformat, për albumet më të dëgjuara, në top-listën kryesore dhe atë të transmetimeve online.

Me këtë rast ai arrin rekordin e veçantë qysh në moshën 24-vjeçare, transmeton Albinfo.ch.

Për të festuar këtë sukses, stafi i Librit të Rekordeve Guinnes nderoi këngëtarin me një certifikatë origjinale.