Opinione
Ylli i Pashkëve, mrekulli e përjetuar
Mërgimtarqe, prej punës e për atdhe. Posa fillojmë të vendosim bagazhin në makinë aty kris grindja, mezi i fusim, si gjithmonë, janë shumë. Nejse më në fund nisemi të stërngarkuar të pajtuar e të gëzuar. Atdheu po na pret, kjo është për t’u festuar. Në Gothard kolona s’ka fund. Kjo e redukton pushimin tonë rrugor. Duhet të ngutemi. Destinacioni ynë është porti në Bari e prej aty për në Durrës. Kemi rezervuar dhe kemi kryer që para një muaji pagesën për udhëtimin tonë.
Kur arrijmë në Ancona është gjysma e rrugës. Është natë dhe papritur shohim para syve tanë një mrekulli: bie një yll nga qielli, aty pranë kur po kalonim ne. Unë shpejt i mendova disa dëshira ndërsa bashkëshorti im i habitur fort më thotë: mu dhimb ajo pjesë e yllit që ra në tokë. Është ylli i pashkëve i them, befasia që na gëzoi sot. Dhe kur dita zbardhi me diellin e kuqërremtë, gjithandej gjelbërimi kishte hapur krahët e tij të denjë. Rrugës prej Ancona për në Bari është një bukuri përrallore, natyrë e paparë. Ndërsa në Bari nuk është kështu, personalisht s’jam e kënaqur aspak. Papastërti, parregullsi, pa respekt rregulli në komunikacion që të lë pa fjalë.
Në port arrijmë në ora 12:00, agjencioni na thotë: Anija është mbyllur, keni ardhur vonë. Udhëtimi ynë është në ora 13:00, i themi me habi, por përgjigjja është: të paguani tjetër biletë me anijen e orës 18:00 që niset në ora 23:00. Deshëm apo jo, pajtohemi me zorin dhe kthehemi në makinë si gjithë të tjerët, të flemë. Bashkëshorti im fle, është lodhur nga vozitja.
Mua nuk më zë gjumi dhe i shikoj pëllumbat në shesh, se si më ngjajnë me mërgimtarët shpesh. Sa herë është vonuar anija në këtë port, deri dhjetë orë vonesë e për habi sot paska ikur krejt. Njëri nga shpendët bën gugu-gugu, më duket se edhe ai është lodhur nga gënjeshtrat që dëgjon këtu.
Tani kur po shkruaj jemi në anije, dhoma qenka e pastër. Nejse sot të gjitha falen, patjetër. Për atdheun ia vlen të digjen edhe lekët, edhe mundi për të ardhur. Është festë. Bona Pascua! Me shëndet Pashkët!
i
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025