Integrimi
Ylfete Fanaj shpall kandidaturën për Parlamentin e Zvicrës
Ylfete Fanaj bën pjesë në numrin e vogël të politikanëve me rrënjë shqiptare që kanë zënë vend në parlamentet e kantoneve zvicerane. Duke u avansuar para disa vitesh në shefe tüë Grupit Parlamentar të SP-së në Parlamentin e Kantonit të Lucernit, ajo është bërë shqiptarja me arritjen më të lartë në nivelet parlamentare të Zvicrës
Aksioni “Helvetia ruft” (Helvetia thërret) synon të rrisë pjesëmarrjen e gruas në Parlamentin e Zvicrës. Për të arritur këtë synim, janë bërë bashkë gratë nga partitë e majta dhe të djathta. Asnjëherë më shumë gra nuk kanë kandiduar për një vend në Parlamentin e Zvicrës. 451 prej tyre deri në mëngjesin e të premtes, në kuadrin e aksionit “Helvetia ruft” kanë vendosur për kandidaturën e tyre.
20minuten.ch ka marrë mendimin e disa prej politikaneve, mbështetëse të këtij aksioni, në mesin e të cilave edhe të deputetes në Kantonin e Lucernit (shefe e Grupit Parlamentar të SP-së), Ylfete Fanaj. Ajo me këtë rast ka zbuluar vendimin e saj për kandidimin për Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës.
Ylfete Fanaj, siç ka shkruar tashmë shumë herë albinfo.ch., është e lindur në Kosovë, prej nga ka ardhur me familjen e saj në Zvicër, si vajzë 9 vjeçe. Prej 14 vitesh është anëtare e Partisë Socialdemokrate. Punon si punëtore sociale.
“Helvetia ruft” është një gur mozaiku nga shumë të tillë, kur bëhet fjalë për të sjellë më shumë gra në politikë”, thotë Fanaj. “Nevojitet angazhim politik partiak, të shoqërisë civile dhe angazhim personal. Çdo gjë që motivon gratë, është e nevojshme”.
Barazia dhe shanset e barabarta janë temat për të cilat ajo dëshiron të angazhohet. Përmes përvojave të saj si “Seconda” dhe punës si punëtore sociale ajo përjeton çdo ditë se si diskriminohen personat me prejardhje të huaj ose të hendikepuar, transmeton albinfo.ch.
Përse nevojiten më tepër gra në politikën zvicerane? “Kjo për mua është diçka e vetëkuptueshme. Gratë bëjnë gjysmën e popullit. Është në vetë qenien e demokracisë që të gjitha pjesët e popullsisë të përfaqësohen në mënyrë adekuate”, thotë Fanaj.
Fakti se gratë nga të gjitha ngjyrat politike po bëhen bashkë rreth “Hevetia ruft”, është pozitiv. Përcaktuese është që mundësisht sa më shumë gra të zgjedhejn dhe përmes funksionit të tyre prej modeli, t`i motivojnë gratë tjera. “Unë e përshëndes faktin se në këtë mes janë edhe gratë nga kampi i djathtë. Në këto qarqe ka po ashtu nevojë për më shumë gra aktive”.
Ylfete Fanaj bën pjesë në numrin e vogël të politikanëve me rrënjë shqiptare që kanë zënë vend në parlamentet e kantoneve zvicerane. Duke u avansuar para disa vitesh në shefe tüë Grupit Parlamentar të SP-së në Parlamentin e Kantonit të Lucernit, ajo është bërë shqiptarja me arritjen më të lartë në nivelet parlamentare të Zvicrës.
Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, në vitin 2015, ajo, si kandidate, kishte arritur një rezultat solid (16.284 vota), por që nuk kishte mjaftuar për të zënë një vend në kupolën e politikës parlamentare të Zvicrës. Në rast fitoreje në zgjedhjet që mbahen në tetor 2019, ajo do të jetë shqiptarja e parë, deputete e Zvicrës, në nivel federal dhe ndër të pakëtat deputete me prejardhje të huaj.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor