Integrimi
Ylfete Fanaj pritet të bëhet kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit
Me kushtin që të zgjidhet nga Parlamenti i Kantonit, do të jetë kryetare e presidumit të Parlamentit për vitin 2020-2021. Me këtë, ajo do të bëhet zyrtarisht politikania më e lartë e Kantonit të Lucernit
Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate (SP) në Parlamentin e Kantonit të Lucernit ka nominuar kryetaren e tij të deritashme, Ylfete Fanaj, për presidiumin e këtij Parlamenti në vitin 2019-2020, shkruan zentralplus.ch. Ndërsa në vend të saj, shef i grupit parlamentar nga 10 qershori bëhet Matrcel Budmiger, citohet një komunikatë e presidiumit të Parlamentit.
Zgjedhjet për presidium mbahen më 17 qershor, transmeton albinfo.ch. Kështu, Ylfete Fanaj, me kushtin që të zgjidhet nga Parlamenti i Kantonit, do të jetë kryetare e presidumit të Parlamentit për vitin 2020-2021. Me këtë, ajo do të bëhet zyrtarisht politikania më e lartë e Kantonit të Lucernit.
“Gëzohem të përfaqësoj anën urbane dhe kozmopolite të kantonit tonë”, ka thënë Ylfete Fanaj me këtë rast.
Politikania me rrënjë kosovare që nga viti 2011 përfaqëson qytetin e Lucernit në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Në zgjedhjet kantonale të këtij viti (2019) ajo është rizgjedhur me rezultatin më të mirë nga të gjitha partitë sa i takon qytetit të Lucernit.
Para zgjedhjes në nivel kantoni, Fanaj ka qenë nga viti 2007 deri në vitin 2011 anëtare e Asamblesë së qytetit të Lucernit dhe kështu ajo tashmë ka prapa vetes 12 vjet përvojë në punë parlamentare.
Vetëm pak ditë më parë ajo është nominuar për deputete në Parlamentin Federal të Zvicrës, në zgjedhjet që mbahen më 20 tetor 2019.
Ylfete Fanaj është politikania me rrënjë shqiptare që deri tash ka arritur më së larti në politikën zvicerane.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih