Integrimi
Ylfete Fanaj fiton mandatin e dytë në Parlamentin e Kantonit të Lucernit

Sipas rezultateve provizore, me 4968 vota, Ylfete Fanaj ka siguruar rizgjedhjen në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Në zgjedhjet që janë mbajtur sot, për parlamentin dhe për ekzekutivin e kantonit të Lucernit, kandidatja shqiptarozvicerane, Ylfete Fanaj ka siguruar edhe një mandat në këtë parlament.
albinfo.ch merr vesh se ajo ka fituar numrin e dytë më të madh të votave nga kandidatët e partisë në rrethin e saj zgjedhor dhe në gjithë kantonin
Fanaj është aktive në politikë prej një kohe të gjatë. Ajo, nga viti 2011 ka qenë deputete e Partisë Socialdemokrate në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Para kësaj ajo ka përfaqësuar po këtë parti në Asamblenë e qytetit të Lucernit.
Fanaj ka qenë femra e parë shqiptare në Zvicër, e zgjedhur në një parlament kantoni dhe asamble komune.
Për një kohë Ylfete Fanaj ka qenë edhe kryetare e organizatës Second@s në nivel të Zvicrës.
Ajo ka qenë dhe është shumë aktive në jetën shoqërore të shqiptarëve të Zvicrës.
Sipas informatave që albinfo.ch ka mundur të sigurojë deri më tash, asnjëri nga kandidatët tjerë shqiptarë për Parlamentin e Kantonit të Lucernit nuk kanë siguruar numrin e nevojshëm të votave për t`u zgjedhur në këtë nivel. Shumica e tyre kanë kandiduar për Juso-n, second@s dhe për CVP-në.
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Fermerët përdorin pesticide të ndaluara: Qeveria federale forcon kontrollet Për të luftuar përdorimin e paligjshëm të pesticideve, qeveria federale do të financojë 1000 analiza laboratorike...
-
Qëndrimi në Bazel gjatë Eurovisionit do të kushtojë shumëfish më shumë
-
Rritet numri i mjekëve të huaj në Zvicër
-
Pakti i migracionit i BE-së kundërshtohet nga e majta dhe e djathta e Zvicrës
-
Referendumi për të frenuar lobimin politik në Zvicër