Lajme
Ylfete Fanaj, e para shqiptare, ministre kantonale në Zvicër
Nga sot Ylfete Fanaj ka shkruar historinë në Zvicër duke u zgjedhur e para shqiptare si ministre kantonale.
Ajo fitoi përfaqësimin e kantonit të Lucernit dhe kjo shënon edhe postin më të lartë ekzekutiv që një shqiptare mban në Zvicër, raporton albinfo.ch.
Madje falë Fanaj, PS (Partia Socialdemokrate) arriti të rikthehej në qeverinë e Lucernit. Për tetë vite, PS nuk ishte më e përfaqësuar në ekzekutiv të këtij kantoni përcjell albinfo.ch.
Fanaj fitoi garën me 45,053 vota ndaj Hauser me 39,674 vota. Po kështu, Fanaj, bashkë me kandidaten Michaela Tschuor nga Partia e Qendrës (Die Mitte), janë gratë e para në qeveri, pas një kohe të gjatë. Po ashtu është hera e parë që dy gra në të njëjtën kohë zënë vend në ekzekutivin e këtij kantoni.
Krahas Ylfete Fanajt, një vend në ekzekutivin e Kantonit e ka fituar edhe kandidati nga SVP, Armin Hartmann.
Të kujtojmë: Ylfete Fanaj ka kaluar deri më tani të gjitha shkallët e karrierës politike në nivelin komunal dhe atë kantonal. Ajo është e pranishme në politikën e Lucernit që nga viti 2007, shkruan albinfo.ch. Pas postit në legjislativin e komunës, ajo ka realizuar dy mandate në Parlamentin e Kantonit, duke u zgjedhur në vitin 2021 edhe kryetare e Parlamentit, që ishte posti më i lartë i mbajtur ndonjëherë nga një politikan me prejardhje të huaj, dhe jo vetëm në kantonin e saj.
Tani, Ylfee Fanaj ka jetësuar besimin e partisë së saj dhe bazës partiake, e cila e kishte kandiduar atë për postin e lartë ekzekutiv, shkruan albinfo.ch. Ajo po e konfirmon konstatimin e bërë nga njohësit e skenës së këtushme politike se zotëron me një kompetencë të lartë, të fituar nga përvoja e gjatë në politikë dhe me aftësi menaxhuese. Fanaj vlerësohet po ashtu si një politikane që ka aftësinë “për të krijuar shumica”, edhe me politikanë nga partitë tjera, në mbështetje të argumentit të saj politik.
Fakti që ajo, si grua dhe me sfond migracioni, është zgjedhur në një kanton të njohur si konservativ, çfarë është Lucerni, flet shumë për kompetencën e dëshmuar politike të Ylfete Fanajt.
Ylfete Fanaj është e lindur në vitin 1982 në komunën e Prizrenit. Ajo jeton në Zvicër nga mosha 9 vjeçare, kur u është bashkuar prindërve, të cilët që me kohë jetonin këtu.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri Badhütte e famshme në Rorschach (SG) mori flakë herët në mëngjes të hënën. Kasollja shekullore në...
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve