Muzikë
Yjet e rinj të pop muzikës zvicerane kanë rrënjë shqiptare – cili është sekreti i suksesit të tyre?
"EAZ, Ilira dhe Loredana janë aktualisht eksportet më të suksesshme të muzikës nga Zvicra – dhe të gjithë/a janë me origjinë shqiptare"
Suksesi i këngëtarëve me prejardhje shqiptare që janë pjesë e skenës muzikore zvicerane, ka qenë edhe më parë temë me të cilën janë preokupuar mediat e këtushme, shkruan albinfo.ch. Kështu, këngëtar/e si Ilira, Loredana dhe disa të tjerë, kryesisht reperë, kanë qenë herë pas here në fokus të gazetave zvicerane, të cilat e kishin evidentuar “sekretin” e suksesit të tyre.
Së fundi dje, shtëpia më e madhe mediale e Zvicrës Ch Media ka publikuar në gazetat e saj një artikull, me të cilin i qaset “me themel” kësaj teme, duke ju referuar në radhë të parë sukseseve aktuale të këngëtarit të repit, të njohur me emrin artistik AEZ, prapa të cilit fshihet emri i vërtetë, Arbër Rama.
Në vazhdim, albinfo.ch përcjell këtë artikull, me pak shkurtime.
“Muzikantët me origjinë shqiptare sulmojnë top-listat. Ata janë ambasadorët e një brezi të ri zviceran. Aktualisht më i suksesshmi është reperi dhe këngëtari EAZ.
Diçka si kjo nuk ka ndodhur në më shumë se 50 vjet. Muzika zvicerane, në dialekt zviceran (“Schwizer dütsch”) bën pjesë tani në toplistat e këngëve në Gjermani dhe Austri. Kënga “Juicy” e reperit EAZ nga Wetzikoni (Zürich) me rrënjë shqiptare, nuk ka të ndalur. Natyrisht edhe në Zvicër, ku kënga ka gjashtë javë që qëndron në krye të listës së këngëve por sidomos në vendet jo gjermanishtfolëse ku ai është në pozicionet e larta të listave.
Numrat e transmetimit të kësaj kënge po shpërthejnë. Në mars, EAZ kishte 171,208 dëgjues mujor në Spotify. Tani ky numër është mbi 1.3 milion. Në përgjithësi, “Juicy” është transmetuar pothuajse 10 milionë herë në mbarë botën. Ky është gjithashtu një rekord sa i përket muzikës me tekst në dialektin zviceran të gjermanishtes, transmeton albifo.ch mediat zvicerane. Thjesht, EAZ aktualisht është duke shkruar historinë e muzikës zvicerane.
Për sa u përket numrave të transmetimit, këngëtarit EAZ ia kalon vetëm Ilira këngëtarja 28-vjeçare nga Brienz, me 3.8 milionë dëgjues në muaj dhe reperja 27-vjeçare Loredana, 1.7 milionë. EAZ, Ilira dhe Loredana janë aktualisht eksportet më të suksesshme të muzikës nga Zvicra – dhe të gjitha janë me origjinë shqiptare. Ndërkaq diaspora shqiptare në Zvicër nuk duket se ka probleme me “juniorët”. Sepse është edhe Lorent Berisha që po depërton në skenën e madhe të muzikës.
Këngëtari me origjinë shqiptare (nga Kosova) sapo ka përfaqësuar me sukses ngjyrat zvicerane në casting spektaklin gjerman “Deutschland sucht den Superstar” (DSDS) dhe ka arritur vendin e tretë, transmeton albinfo.ch. 19-vjeçari nga Lucerni dëshiron të ndjekë hapat e këngëtarit “Johns Tears”, i cili arriti rezultatin më të mirë për Zvicrën në një kohë të gjatë në Eurovision Song Contest dy vite më parë, duke u radhitur i treti.
Dhe, po, edhe ai është me origjinë shqiptare, ka emrin Gjon Muharremaj. Ai sapo ka publikuar albumin e tij të mrekullueshëm debutues “The Game”.
Muzikantët zviceranë me origjinë shqiptare janë drejtuesit e një brezi të ri. Fytyrat e popit të ri zviceran.
Reperi dhe këngëtari EAZ aktualisht ka aktualisht ecurinë më të mirë. E takojmë në Wetzikon, ku është lindur dhe është rrit në një apartament modest në bllok. Ai tani jeton në Villmergen AG me të dashurën e tij kiliano-zvicerane, por ka ende lidhje të forta me komunën Wetzikon, në Oberland të Cyrihut.
Ai viziton prindërit dhe miqtë e tij këtu të paktën një herë në javë. “Këtu unë di gjithçka dhe njoh të gjithë, kam përjetuar gjithçka. Këtu kam pasur një përvojë të mrekullueshme fëmijërie dhe rinie. Këtu ndihem si në shtëpinë time”, thotë EAZ dhe tregon historinë e tij emocionuese.
Babai i tij ka ardhur në Zvicër në vitin 1984 në moshën 19-vjeçare si punëtor migrant dhe shpejt gjeti një pozicion të përhershëm në një punishte zdrukthtarie në Bäretswil. Familja me nënën dhe tri motrat e tij fillimisht kanë qëndruar në Kosovë dhe i janë bashkuar atij në vitin 1993, në Zvicër. Në të njëjtin vit, 1993, në këtu lindi Arbër Rama, më i riu i familjes. Familja qe integruar shpejt në Zvicër. Nëna e Arbrit përfundoi menjëherë një kurs 6-mujor të gjermanishtes, u punësua në shtëpinë e të moshuarve Wetzikon dhe më vonë kreu edhe një praktikë.
“Ne ishim mirënjohës që ishim këtu dhe u përshtatëm shpejt me kushtet zvicerane”, thotë Arbëri. Megjithatë, edhe pse familje model, ajo u përball me paragjykime. Një banore në bllokun e tyre kishte mbledhur nënshkrime kundër familjes Rama. Por një polic që jetonte në të njëjtin bllok u ngrit në mbrojtje të familjes derisa zonja u tërhoq nga mbledhja e nënshkrimeve. Sot ajo është fanse e këngëtarit EAZ.
Në shtëpi familja flet një përzierje të gjuhës shqipe dhe gjermane zvicerane. “Unë mendoj në gjermanishten zvicerane,” thotë EAZ. Tekstet e tij janë kryesisht në dialekt, të ndërthurura me fjalë skenike angleze, e ndonjëherë edhe shqip. «
Arbëri ka qenë një nxënës i mirë derisa e kapi virusin rep në moshën njëmbëdhjetëvjeçare. “Bota e 50 Cent, Eminem dhe 2Pac papritmas më interesoi shumë më tepër sesa shkolla. E braktisa shkollën dhe shkova në studio”, thotë ai. “Në fillim, muzika më mori pothuajse gjithçka, më pas mi ktheu të gjitha,” thotë ai në retrospektivë. “Unë i kalova kufijtë dhe bëra një budallallëk (ka qëndruar një javë në burg) për të cilin jam thellësisht i penduar,” thotë ai dhe kjo është arsyeja pse ai ende ka një brejtje të ndërgjegjes ndaj prindërve të tij: “Ata më kanë dhënë vetëm të mira.”
“Nuk më pëlqen imazhi gangsta. Dua të angazhohem për muzikën e mirë dhe qëndrimin pozitiv ndaj jetës”, shpjegon me vendosmëri dhe distancohet nga tekstet që lavdërojnë dhunën dhe janë armiqësore ndaj grave, transmeton albinfo.ch. “Unë jam rritur me femra. Tri motrat e mia dhe nëna ime më kanë dhënë kaq shumë dashuri. U kemi shumë borxh grave tona”, thotë ai.
Hitet e tij më të mëdha “Motivé” dhe “Juicy” janë himne të vërteta për gratë. Duke bërë këtë, ai orientohet drejt modelit të tij të madh 2Pac, i cili luftoi kundër diskriminimit ndaj grave. EAZ ka gjithashtu një imazh modern, të diferencuar të gruas, që është në kundërshtim me shoqërinë më patriarkale shqiptare. “Në shumë aspekte, femrat janë më të forta dhe më superiore se ne meshkujt”, thotë ai. Edhe e dashura e tij e drejtoi në drejtimin e duhur dhe i dha jetës strukturën e nevojshme. “Ajo është gjysma ime më e mirë,” thotë ai.
Ashtu si shumica e shqiptarëve të Kosovës në Zvicër, origjina e tij është e rëndësishme për të. “Kosova është saktësisht atdhe imi, njësoj sikurse dhe Zvicra”, thotë ai. Por, si futbolldashës, ai do të zgjidhte kombëtaren e Zvicrës. Aktualisht është mjaft i impresionuar nga Granit Xhaka si futbollist. Si person, megjithatë Shaqiri është më i afërt me të. Ashtu si ai, edhe EAZ është më shumë një djalë i qetë, me pak humor dhe një zemër të madhe: EAZ, Shaqiri i repit zviceran.
Por pse janë kaq të suksesshëm artistët shqiptarë të popit dhe repit nga Zvicra? Si është e mundur që ata mund të bëjnë atë që zviceranët nuk munden? Dhe përse ata ua kalojnë shumë zviceranëve? “Kur ne shqiptarët bëjmë diçka që duam, japim gjithçka dhe akoma më shumë”, thotë EAZ. Këtu na vjen ndërmend edhe krahasimi me futbollin. Emigrantët shqiptarë janë ndjekru nga një imazh i keq në Zvicër që nga vitet 1990.
Siç shpjegon një studim i diasporës nga Zyra Federale për Migracionin e vitit 2010, të rinjtë meshkuj me origjinë kosovare në veçanti ishin identifikuar shpesh me stereotipe të tilla si “macho ballkanas të prirur ndaj dhunës”, “raserë” apo edhe “tregtarë të drogës”, transmeton albinfo.ch. Kështu, të rinjtë shqiptarë përballeshin me paragjykime që mund t’i dëmtonin rëndë në jetën e përditshme dhe veçanërisht kur kërkonin vend për praktikë (zanat) apo punë. Futbolli ka qenë prej kohësh një nga mundësitë e pakta për të rinjtë shqiptarë për të fituar vlerësim dhe respekt në atdheun e tyre të ri dhe për t’u ngjitur në rendin social.
Ajo që ishte e vërtetë për futbollin është e vërtetë edhe për repin dhe këngën. Sido që të jetë, bie në sy fakti se një sërë shqiptarësh si Drini, Baba Uslender, Marash, Bossnak dhe Xen shumë shpejt iu përkushtuan repit. EAZ mori motivim dhe guxim nga ky disavantazh: “Ne jemi zëri i të rinjve që nuk dëgjohen,” thotë së fundmi EAZ. Dhe sot ai do të dëgjohet.
Identiteti dhe identifikimi janë shumë të rëndësishëm për shqiptarët – besnikëria (lojaliteti). Ndaj miqve, prindërve, më të afërmve, ndaj bllokut, Wetzikon-it, Kosovës, komunitetit shqiptar, por edhe ndaj Zvicrës. Ai ka tatuazhuar fjalën “Loyalty” në pjesën e pasme të dorës. Kohezioni i komunitetit shqiptar është i fortë. Sot në Zvicër jetojnë gati 120 mijë shqiptarë të Kosovës. Kjo është 6 për qind e popullsisë kosovare. Përveç kësaj, janë edhe shqiptarët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët bëjnë pjesë në komunitetin e madh, transmeton albinfo.ch. Miliona shqiptarë janë të shpërndarë nëpër botë. Ata të gjithë mbështesin artistët e tyre të popit. Qofshin ato Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max – apo Loredana, Ilira dhe EAZ.
Por EAZ nuk kufizohet dhe ka edhe shumë miq zviceranë. Ai nuk fajëson të tjerët për hapat e tij të gabuar, ai dëshiron t’i përkasë dhe bën muzikë për të gjithë. Ky vullnet e shtyn atë. Ai është gjithashtu i pari dhe deri tani i vetmi nga kjo skenë e repit shqiptar që i afrohet “mainstream”-it dhe guxon të bëjë muzikë pop të orientuar nga komercialja, ndërkombëtarja, me refrene tërheqëse. Sot më shumë këndon sesa bën rep. E gjithë kjo e bën atë të qasshëm dhe të hapur ndaj të tjerëve.
EAZ dyshon se ndër fansat e tij tani ka më shumë zviceranë se shqiptarë kosovarë. Por, së bashku me shqiptarët e Kosovës, kjo e bën dallimin (ja siguron suksesin). Kjo ja jep ndoshta përparësinë kryesore.
Brezi i tretë i shqiptarëve po mbërrin në thelbin e shoqërisë zvicerane. Klisheja e shqiptarit si punëtor në kantier ndertimi është e vjetëruar. Barbara Burri Sharani, e cila ishte përgjegjëse për studimin e përmendur, vëren sot se shqiptarët po gjejnë gjithnjë e më shumë rrugën e tyre në universitete dhe madje edhe në politikë, përcjell albinfo.ch. Por edhe paragjykimet po eliminohen ngadalë në shoqërinë zvicerane.
Zvicra është gati për EAZ.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri Badhütte e famshme në Rorschach (SG) mori flakë herët në mëngjes të hënën. Kasollja shekullore në...
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve