Lajme
“Yjet e Kosovës” krenarë me “yjet e Zvicrës”
Fjalët më të mira për Xherdan Shaqirin dhe shokët e tij që po i mbrojnë ngjyrat e Zvicrës, vijnë edhe nga ish legjenda e futbollit Fadil Vokrri, por edhe nga gazetarët kosovarë
Kampionati Botëror i Futbollit në Brazil po ngjallë emocione të paharrueshme edhe në Kosovë, në vendlindjen e disa prej yjeve të futbollit që po shkëlqejnë atje. Fjalët më të mira për Xherdan Shaqirin dhe shokët e tij që po i mbrojnë ngjyrat e Zvicrës, vijnë edhe nga ish legjenda e futbollit Fadil Vokrri, por edhe nga gazetarët kosovarë.
Hat trck-u i Shaqirit në ndeshjen e fundit kundër Hondurasit, vazhdon të komentohet gjithandej Kosovës, ndërsa mesazhe urimi për të dhe ekipin e Zvicrës gjinden gjithkund, edhe në media edhe në rrjetet sociale.
“Xhardani shënoi një hat trick që ka peshë jo vetëm për Zvicrën, por edhe për neve shqiptarëve dhe duhet të ndjehemi krenarë edhe me lojën që kanë treguara atje. Shpresoj që do të tregojnë lojë të mirë edhe me Argjentinën”, deklaroi Fadil Vokrri, ish-futbollisti më i mirë kosovarë.
Vokrri dikur ish-lojtari më i mirë i ish-Jugosllavisë, tashmë drejton Federatën Kosovare të Futbollit. Ai është i vetëdijshëm se loja kundër Argjentinës do të jetë e vështirë për kombëtaren e Zvicrës, ndërsa nuk pajtohet me kritikat që mediet zvicerane i kanë bërë Shaqirit, pas ndeshjes me Francën.
“Besoj që disa kritika kanë qenë të panevojshme nga disa media zvicerane, por hat trik-u është përgjigja më e mirë që ka mundur të tregoj dhe mesazhi më i mirë. Pra Xherdani shënoi 3 gola dhe përgjigja ishte e merituar”, deklaroi mes tjerash Vokrri në njërin nga televizionet kosovare.
Edhe Malsor Gjonbalaj, ish futbollist kosovar dhe aktualisht trajner i licencuar i futbollit, shprehet i kënaqur me artin që po tregojnë shqiptarët në kampionatin e Brazilit. Edhe pse Gjonbalaj më shumë e adhuron Admir Mehmetin, megjithatë ai shprehet i kënaqur me lojën e Shaqirit dhe të tjerëve.
“Unë e adhuroj ma shumë Mehmetin, po luan shumë mirë. Valoni kishte disa lëshime me Francën, Shaqiri ishte në formë të luhatshme, edhe pse ndaj Francës është vështirë të luhet”, deklaroi Gjonabalaj duke lavdëruar edhe seleksionuesit e Zvicrës për mjeshtri në organizimin e lojës.
“Por ne duhet të ndjehemi krenarë me lojën e tyre e cilësore..Jemi krenarë se asnjëri prej tyre nuk është dështak që të folët për ta, prandaj të gjithë po luajnë mirë dhe po kontribuojnë për triumfin e Zvicrës”, deklaroi Gjonbalaj, duke e konsideruar të vështirë sfidën kundër Argjentinës.
Edhe në botën e medieve, Shaqiri dhe yjet tjerë që po luajnë në Brazil kanë zënë vend nëpër ballina. Ata vazhdojnë të konsiderohen ambasadorët më të mirë shqiptarë në botë.
“Shqiptarët që luajnë për Zvicrën kanë treguar së pari se janë shtylla e kombëtares zvicerane. Madje, në ndeshjen e parë dhe në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve, futbollistët shqiptarë kanë qenë ata që e kanë përcaktuar edhe ndeshjen. Prandaj, falë lojës së tyre, Zvicra sot gjendet në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror”, thotë për Albinfo.Ch, Adrian Çollaku, kryeredaktor i gaztës “Blic”.
Në përballjen me Argjentinën, sipas tij, do ta kenë shumë më të vështirë, kur dihet se çfarë potenciali ka Argjentina, me Leo Messin, Di Marian e shumë futbollistë të tjerë.
“Mirëpo, nuk duhet nënçmuar Zvicrën dhe kualitetet që i ka kjo kombëtar, e natyrisht edhe super trajnerin Hitsfeld, i cili di si të luaj kundër Argjentinës. Edhe pse pritet të jetë një duel shumë i vështirë, Xherdan Shaqiri e Valon Behrami pritet të shkëlqejnë edhe në këtë ndeshje”, konsideron Çollaku.
Ndryshe, kombëtarja e Zvicrës sot ndeshet me Argjentinën në një të tetën (1/8) e finalës së Kamponit të Botës. Kjo është sfidë e veçantë për helvetikët, por edhe një ndeshje interesante, ku do të ndeshen dy “xhuxhët magjik” Leo Mesi dhe Xherdan Shaqiri, të cilët pritet të sjellin spektakël në stadium.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?