Feja
“Yjet e Kosovës”, ekspozitë për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës
Do të ekspozohen punime të artistëve: Gjelosh Gjokaj, Mal Myrtaj, Bukurije Dalladaku, Habin Shashivari, Augustin Pergega, Hannes Lockenvitz, Daniel Forster
Më 26 shtator, shoqata “Yjet e Kosovës” në Emmendigen të Gjermanisë për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës organizon një ekspozitë me vepra artistike, skulptura, piktura etj. kushtuar Nënë Terezës.
Ekspozita hapet në orën 19.00
Do të ekspozohen punime të artistëve: Gjelosh Gjokaj, Mal Myrtaj, Bukurije Dalladaku, Habin Shashivari, Augustin Pergega, Hannes Lockenvitz, Daniel Forster.
Në pjesën muzikore të programit do të kontribuojnë Alban Pengili, me violinë, Albert Ibrahimaj, me kitarë si dhe grupi i të rinjve të famullisë katolike St.Bonifatius.
Në hapje të programit përshëndesin: Hartmut Ott, drejtor filiale i bankës Sparkase, Joachim Saar, zëvendës i kryebashkiakut, Ajvaz Berisha, Konsull i Kosovës në Frankfurt, Tahir Shabani, themelues i shoqatës “Yjet e Kosovës”.
Ndërsa fjalën e hyrjes për ekspozitën do ta mbajë Don Lush Gjergji, biograf i Nënë Terezës, prift dhe aktivist i të drejtave të njeriut.
Në përmbyllje do të ketë edhe një apero me ushqime dhe pije.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit08 Shtator 2016
- Ora00:00
- LokacioniEmmedingen, Gjermani
- Data e përfundimit26 Shtator 2016 - 19:00
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar