Maqedonia

Yee: Shkupi e Athina kanë mundësi ta zgjidhin çështjen e emrit

Yee beson se pas zgjedhjeve lokale, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka mandat të pastër nga populli që t’i vazhdojë reformat themelore

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka deklaruar për agjencinë greke AMNA se Shkupi dhe Athina kanë mundësi të shkëlqyer për të zgjidhur çështjen e emrit në vitin 2018.

Yee beson se pas zgjedhjeve lokale, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka mandat të pastër nga populli që t’i vazhdojë reformat themelore. Ai inkurajon tonin pozitiv të kryeministrit të Maqedonisë, posaçërisht në aspekt të përmirësimit të marrëdhënieve me shtetet fqinje.

Yee edhe një herë deklaroi se nuk ka plane që Washingtoni ta caktojë ambasador të SHBA-së në Shkup.