Futboll
Yakini e di se Xhakën e pret ndeshje emocionale në Serbi
Ashtu si pritej, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, nuk u paraqit të premten mbrëma në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Serbinë, përcjell albinfo.ch.
Në Leskovc, ku të shtunën prej orës 20:45 zhvillohet ndeshja Serbi – Zvicër, përkrah selektorit Murat Yakin ishte futbollisti Michel Aebischer.
Por Xhaka ishte tema kryesore e konferencës. Selektori Yakin është dashur të flasë disa herë për kapitenin e helvetikëve. Ndër të tjera ka theksuar se Xhaka është i drejtë dhe po ashtu tip fitues.
Xhaka pritet të përballet me fishkëllima e me gjasë edhe provokime të tifozëve serbë. Ai ishte prej vendimtarëve në dy fitoret e kaluara të Zvicrës ndaj Serbisë në Kampionate Botërore. Në Rusi shënoi gol dhe më pas festoi me shqiponjë me Xherdan Shaqirin. Në Katar luajti ndeshje të mirë në mesfushë dhe kishte duele të zjarrta me lojtarët serbë.
“Kemi folur me Granitin. Ai ka ushtruar mirë dhe e dimë që ndeshja e nesërme do të jetë shumë emocionale dhe pasionante për të. Mbi të gjitha, ai do ta ndihmojë ekipin. Jemi po ashtu mirë të përgatitur nëse vendoset që Xhaka të markohet”, ka thënë Yakin në pyetjen e parë për Xhakën.
Më pas një gazetar serb sërish pyeti Yakinin për Xhakën.
“Kemi folur me Granitin dhe gjithë lojtarët e tjerë. Jemi të koncentruar në atë që ndodh nesër dhe jo në atë që ka ndodhur në të kaluarën”, është përgjigjur Murat Yakin.
Federata zvicerane është e interesuar që ndeshja mos të ketë tensione. Dhe po ashtu që presioni në Xhakën të mos jetë shumë i madh. Për këtë është përkujdesur që të shmangë kontaktet e mesfushorit me mediat gjatë gjithë javës.
Në fund të konferencës, Yakini ka folur edhe një herë për Xhakën, liderin e Zvicrës.
“Graniti e di se për çka bëhet fjalë. Para se gjithash ne sfidohemi në aspektin e futbollit dhe nesër do të provojmë të fitojmë ndeshjen bashkë si ekip”, ka thënë selektori i Zvicrës.
Yakini ka folur për Xhakën edhe lidhur me ndeshjen ndaj Danimarkës, në të cilën kosovari mori karton të kuq. Sipas Yakinit, Xhaka e teproi në atë ndeshje dhe për këtë kërkoi falje te bashkëlojtarët.
“Ai është i rëndësishëm për lojën tonë”, ka thënë Yakin.
Trajneri i Zvicrës ka lënë të kuptohet se synohet fitorja në Leskovc.
“Dy ndeshjet e kaluara me Serbinë ishin të çmendura. Pse mos të jetë njëjtë për herë të tretë?”.
Yakini pret shumë duele individuale, ndërsa thotë se ekipet nuk do ta befasojnë njëra-tjetrën.
“Për këtë arsye duhet të provokojmë gabimet e kundërshtarit”, ka thënë Yakin.
Zvicra më 5 shtator humbi 2:0 në Kopenhagë nga Danimarka. Më 8 shtator pësoi 4:1 nga Spanja në Gjenevë. Serbia fillimisht luajti pa gola me Spanjën, e më pas pësoi 2:0 në udhëtim nga Danimarka.
Pjesë e Zvicrës është edhe Andi Zeqiri, që nuk pritet të startojë. Dhe rrjedhimisht ndaj tij nuk do të ketë presion. Xherdan Shaqiri, që ka shënuar gola në dy ndeshjet e fituara ndaj Serbisë, tashmë i ka dhënë fund karrierës me përfaqësuese.
Përfaqësuesja e Zvicrës të premten mbrëma është vendosur në Leskovc. Nuk ka stërvitur fare në territorin e Serbisë.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës