Futboll

Yakin refuzon të komentojë reagimin e Granit Xhakës për situatën te Baseli

Bëhet e ditur se në një konferencë për media, seleksionuesi i Zvicrës, Murat Yakin, nuk ka dashur të komentojë rreth komenteve që Granit Xhaka dhe vëllai i tij, Taulanti, kanë dhënë ditë më parë për rezultatet negative të Baselit, përcjell albinfo.ch.

Vëllezërit Xhaka ua kanë bërë të ditur kritikëve se Baseli është klub i madh, duke përdorur edhe gjuhë kërcënuese në rrjetet sociale. Graniti në një rast i ka dalë në mbrojtje Taulantit, i cili assesi nuk po gjen veten këtë edicion te Baseli.

“Kam biseduar disa herë me Granitin në telefon, nuk ka qenë temë diskutimi, kemi biseduar për futbollin. Ka kuptim që ai do të mbronte vëllain e tij. Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur. Kjo nuk është një çështje në Gjermani, vetëm këtu”, ka thënë Yakin.

Dy vëllezërit Xhaka janë formuar te Baseli. Graniti është larguar qysh në moshë të re, ndërsa Taulanti i ka qëndruar besnik gjigantit zviceran.