Futboll

Yakin flet për mundësinë e kthimit të Shaqirit në kombëtaren e Zvicrës

Selektori i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, ka lënë të kuptohet se koha e futbollistit shqiptar Xherdan Shaqirit te përfaqësuesja ka përfunduar.

“Ne nuk e detyruam të largohet. Në fund, ai vendosi që gjërat ishin mirë me përfaqësuese. Unë mendoj se ai po ashtu dëgjoi trupin e tij. Dhe ne kemi të rinj që po zënë hapësirë në ofensivë. Kemi Amdounin, Monteiron, Ndoyen dhe më shumë do të vijnë. Nëse duam të qëndrojmë më gjatë në skenë, duhet të mbështetemi tek ata”, ka thënë Yakin në një intervistë të gjatë për “Blick”, të publikuar të martën.

Megjithatë, Yakin pranon se Shaqiri është vështirë të zëvendësohet shpejt.

Yakin u përgjigj një ditë pasi Xherdan Shaqiri kishte lënë të hapur mundësinë për t’u kthyer të luajë për Zvicrën./Blick