Futboll

Yakin e falënderon Shaqirin për profesionalizimin e treguar

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka reaguar pas pensionimit të Xherdan Shaqirit.

“Ne jemi njoftuar të gjithë në të njëjtën kohë. Më vjen keq për këtë vendim, kemi pasur një marrëdhënie të mirë pune. Por është vendim i tij dhe e respektojmë. Më vjen keq që i them lamtumirë një lojtari kaq brilant, një rekordmeni”, thotë Yakin.

“Një falënderim i madh nga ana ime. Ne të dy kemi rënë dakord që rimti në kampionatin e SHBA-ve, nuk është i njëjtë si në Evropë. Ai e ka pranuar rolin e tij dhe ka dhënë një kontribut të madh dhe ka mbështetur të rinjtë. Është sjellë në mënyrë profesionale dhe i uroj suksese në të ardhmen”, tha ai.

Shaqiri kishte pak minuta që nga emërimi i Murat Yakin në krye të Natit, derisa sot njoftoi largimin nga kombëtarja, shkruan albinfo.ch.