Shqipëria
Yahoo Finance: Shqipëria, destinacioni kryesor për turistët në vitin 2024
Shqipëria është shfaqur si destinacioni kryesor për turistët në vitin 2024
Disa vende janë shfaqur si destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë, secila prej tyre me atraksione unike dhe rritje të konsiderueshme në sektorin e turizmit, sipas “Yahoo Finance”.
Duke u bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore e Turizmit – UNWTO për mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë, “Yahoo Finance” krahasoi shifrat për tremujorin e parë 2024 dhe vitin e plotë 2023 me ato të 2019.
Vendet që mirëpritën më pak se 1 milion turistë ndërkombëtarë në 2019 ose 2023 u përjashtuan nga analiza. Kjo metodologji ndihmoi në identifikimin e vendeve me rritjen më të lartë në mbërritjet e turistëve.
Shqipëria
Shqipëria është shfaqur si destinacioni kryesor për turistët në vitin 2024. Vendi pati një rritje të sektorit të turizmit në tremujorin e parë të vitit 2024 me 121% krahasuar me tremujorin e parë 2019 dhe rritja e vitit 2023 ishte 56% më i lartë se në vitin 2019, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria konsiderohet si destinacioni ideal për vizitorët me buxhet te limituar dhe ata që kërkojnë të eksplorojnë Evropën.
Vendi krenohet me disa vende të trashëgimisë botërore, një gamë të pasur arkitekture bashkëkohore dhe qytete të gjalla bregdetare
Përballueshmëria e saj dhe atraksionet e ndryshme kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e konsiderueshme të sektorit të turizmit, duke e bërë Shqipërinë një zgjedhje bindëse për turistët këtë vit.
5 destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në 2024:
1-Katari
2-Shqipëria
3-Arabia Saudite
4-Salvadori
5-Bullgaria
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind