Futboll

Xhudo, sporti numër një në Kosovë

Ndërkohë, është bërë edhe kategorizimi i sportistëve. E para ndodhet Majlinda Kelmendi më 100 pikë për shkak të medaljes së artë olimpikë që e ka fituar

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ka bërë kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, shkruan albinfo.ch.

Kategorizimi i sporteve është ndarë në katër grupe. Në kategorinë A janë përfshirë sportet si xhudo, futbolli, karate, hendbolli, basketbolli dhe volejbolli. Ndërkaq, sportet si atletikës, boksit, notit, ping-pongut, skijimit, tenisit dhe peshëngritjes janë përfshirë në kategorinë B.

Sipas rregullores kategorizimi i sporteve bëhet në katër kategori. Në kategorinë A, sipas dokumentacioneve dhe kritereve që kanë ardhur në Komitetin Olimpik të Kosovës, komisioni e ka përcaktuar Federatën e Xhudos së Kosovës ka marrë 83.1 pikë, Federata e Futbollit të Kosovës 77.37, Federata e Karatesë së Kosovës e treta 70.79, Federata e Hendbollit të Kosovës 67.80, Federata e Basketbollit të Kosovës 66.90, Federata e Volejbollit të Kosovës 65.94.

Në kategorinë e dytë janë: Federata e Atletikës 56.74 pikë, Federata e Boksit të Kosovës 51.55, Federata e Notit të Kosovës 50.03, Federata e ping-pongut të Kosovës 47.99, Federata e Skijimit të Kosovës 47.69, Federata e Tenisit të Kosovës 46.01, Federata e Peshëngritjes së Kosovës 45.10.

Ndërkohë, është bërë edhe kategorizimi i sportistëve. E para ndodhet Majlinda Kelmendi më 100 pikë për shkak të medaljes së artë olimpikë që e ka fituar, Distria Krasniqi, sportiste ndërkombëtare me 45 pikë, Nora Gjakova sportiste ndërkombëtare 40 pikë, Akil Gjakova, sportist ndërkombëtar me 37.5 pikë, Lorjana Kuka, sportiste ndërkombëtare me 20 pikë, Laura Fazlija, sportiste ndërkombëtare me 10 pikë, Shpat Zeka, sportist ndërkombëtar me 10 pikë.

Ndërkaq, Herolind Nishevci, sportist i klasit botëror ka fituar 60 pikë në sportin e karatesë. Tek sporti i budibuldingut janë përfshire Jetmir Koqi, sportist botërore me 35 pikë e Gentiana Beqa, sportiste botërore me 30 pikë. Driton Kuka, si trajner i sportistëve të mëdhenj si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Akil Gjakova, më të cilët preku majat e sukseseve, ka tubuar në total 131.5 pikë. Në këtë kategorizim janë përfshirë edhe Shqipe Zogiani, trajnerë e karatesë 30 pikë, Burim Ramiqi, trajner i budibulldingut 17.5 pikë dhe Dren Beqa, trajner i budibullidingut 15 pikë.

Drejtuesit e KOK-ut thanë se janë munduar të bëjnë në mënyrën më të mirë të mundshme kategorizimin e sporteve, sportistëve e trajnerëve, por sipas tyre, ka mundur edhe të ketë ndonjë gabime, por ata u zotuan se me rekomandimet e federatave sportive, sportistëve dhe trajnerëve mund të përmirësohen gabimet eventuale.

KATEGORIZIMI I SPORTEVE

Kategoria “A”

  1. Federata e Xhudos e Kosovës 83.10 pikë
  2. Federata e Futbollit e Kosovës 77.37 pikë
  3. Federata e Karatesë e Kosovës 70.79 pike
  4. Federata e Hendbollit e Kosovës 67.5 pikë
  5. Federata e Basketbollit e Kosovës 66.9 pikë
  6. Federata e Volejbollit e Kosovës 65.49 pikë

Kategoria “B”

  1. Federata Atletike e Kosovës 56.74 pikë
  2. Federata e Boksit e Kosovës 51.55 pikë
  3. Federata e Notit e Kosovës 50.03 pikë
  4. Federata e Pingpongut e Kosovës 47.99 pikë
  5. Federata e Skitarisë e Kosovës 47.69 pikë
  6. Federata e Tenisit e Kosovës 46.01 pikë
  7. Federata e Peshëngritjes e Kosovës 45.1 pikë

Kategoria C

  1. Federata e Shigjetarisë e Kosovës 44.55 pikë
  2. Federata e Çiklizmit e Kosovës 44.4 pikë
  3. Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës 43.66 pikë
  4. Federata e Mundjes e Kosovës 41.9 pikë
  5. Federata e Shahut e Kosovës 35.6 pikë
  6. Federata e Boulingut e Kosovës 34.8 pikë
  7. Federata e Bodybuldingut e Kosovës      34.55 pikë
  8. Federata e Autosporteve e Kosovës 33.5 pikë
  9. Federata e KikBoksit e Kosovës 32.2 pikë
  10. Federata e Aeronautikes e Kosovës 28.2 pikë

Kategoria D

  1. Federata e Minigolfit e Kosovës 16 pikë

 

Kategorizimi i Sportistëve

Majlinda Kelmendi        Sportiste e merituar       100 pikë

Distria Krasniqi,            Sportiste ndërkombëtare         45 pikë

Nora Gjakova,               Sportiste ndërkombëtare         40 pikë

Akil Gjakova,                Sportist ndërkombëtar   37.5 pikë

Loriana Kuka,                Sportiste ndërkombëtare         20 pikë

Laura Fazlia,                  Sportiste ndërkombëtare         10 pikë

Shpat Zeka,                             Sportist ndërkombëtar   10 pikë

Herolind Nishevci,                   Sportist botëror             60 pikë

Jetmir Goqi                    Sportist botëror             35 pikë

Gentiana Beqa               Sportist botëror             30 pikë

Kategorizimi i trajnerëve

Driton Kuka,                 Trajner i xhudos            131.5 pikë

Shqipe Zogiani,              Trajnere e karatesë                  30 pikë

Burim Vraniqaj,             Trajner i bodybuildingut         17.5 pikë

Dren Beqa,                     trajner i bodybuildingut 15 pikë