Sporte Luftarake

Xhudo përsëri e bën Kosovën lajm kryesor në mediat botërore (FOTO)

Sporti pa dyshim që është një nga ambasadorët kryesor në prezantimin e shtetit në arenën ndërkombëtare

Kosova ka në radhët e veta shumë sportistë të zot, sidomos në xhudo, si: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Nora Gjakova e shumë të tjerë, përcjell albinfo.ch.

Falë këtij sporti vendi ynë është bërë top temë në mediat botërore.

Në postimin e tij trajneri Toni Kuka e quajti këtë si motivim i së hënës.

“Kosova prapë në Top Mediat Botërore! Lajme pozitive do të ketë shumë e më shumë nga të rinjtë tanë që po tregojnë vlerat e virtytet tona si popull?????”.

Xhudistët tanë janë në rrugë të mbarë për të siguruar normën olimpike për “Tokyo 2020”.

Së fundmi, në Budapest Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi morën medaljet e argjendta.

Ndërkaq Akil Gjakova arriti të marrë të artën.