Kosova

Xhudistja nga Kosova, medaljiste në Kampionatin Botëror për juniorë

Mësohet se Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Juniorëve (U-21), që po mbahet në Olbia të Italisë, transmeton albinfo.ch.

Erza në luftën për të bronztën mundi Ariana Toro Soler të Spanjës, kategoria -52 kilogramë.

Në përgjithësi, xhudistja jonë fitoi katër luftëra, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë.

Në atë të dytë e mposhti mongolezen Sarantuya Delgersaikhan.

Ndërkaq, në rrethin e tretë ishte më e mirë se amerikania Marisol Torro. E më tutje, në çerekfinale ia doli ta mposht xhudisten nga Azerbajxhani, Sabina Aliyeva.

Humbjen e vetme e pësoi në gjysmëfinale, nga italiania Giulia Carna. Erza shihet si një nga shpresat më të mëdha të Kosovës në xhudo.