Kosova
Xhudistja Laura Fazliu fiton medaljen e artë
Xhudistja Laura Fazliu të shtunën ka fituar medaljen e artë në Mastersin në Budapest. Mastersi është garë ku të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori. Me të artën, Laura ka fituar edhe 1800 pikë në ranglistën botërore, shkruan koha.net.
22-vjeçarja mposhti dy japoneze në rrugën deri tek e arta.
Fillimisht ajo fitoi nga luftë kundër xhudistes nga Rumania, Florentina Ivanescu. Ndaj saj realizoi hedhje të bukur e më pas e mbajti në mbërthim për fitore me Ippon. Izraeliten Kerem Primo e mposhti me uazari në kohën shtesë. Në çerekfinale e kaloi çeken Renata Zachova, duke realizuar Ippon të shpejtë me mbërthim, përcjell albinfo.ch.
Në gjysmëfinale, Laura u ndesh me japonezen Megumi Horikaëa, por që arriti ta mposhtë.
Në finale, Laura e kishte përballë japonezen tjetër, Miku Takaichi. Ajo ka shumë medalje botërore gjatë karrierës. Prej Takaichit, Laura kishte humbur në dhjetor në finale të Mastersit për vitin 2022. Por të shtunën dominoi plotësisht dhe realizoi dy hedhje të bukura për uazari. Laura nuk u rrezikua asnjëherë, shkruan koha.net.
Për Laurën është medalja e parë e artë në garat e mëdha të xhudos. Ajo tashmë vlerësohet me potencial të jashtëzakonshëm për medalje olimpike në “Parisi 2024”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart dhe Vjenë 712 pako nga Vjena dhe 6,054 pako me fletëvotime nga Shtutgarti...
-
Mira Murati me startupin e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale
-
Shtëpia e Kosovës gjatë Forumit Ekonomik Botëror shfaqi panele dhe diskutime depërtuese
-
Deri tani janë regjistruar 60.796 mijë mërgimtarë për të votuar në Zgjedhjet e Shqipërisë
-
Anna Tafani ngjitet në skenën e Melburnit
Jeta në Zvicër
-
Pavarësisht kundërshtimeve, Gjeneva lejon burkini në pishina publike Çështja e burkinit – rroba banje që zakonisht vishen nga vajzat dhe gratë muslimane që mbulojnë...
-
Aeroportet zvicerane janë ende ndër më të trazuarat në Evropë
-
Sot përfundon Forumi Ekonomik në Davos të Zvicrës
-
Banorët e Cyrihut kanë prioritet kryesor banesat me pronësi të qytetit
-
“Njohja e fytyrës” pritet të përdoret më gjerësisht në aeroportet zvicerane