Bota

Xhiroja e Assadit me veturë në Ghoutan Lindore

Presidenti sirian, Bashar Al Assad, mori veturën dhe doli për të bërë një xhiro në Ghoutan Lindore, për të inspektuar fitoren e tij. Dhe ky udhëtim ishte pjesë e intervistës e që ishte e rrallë kohët e fundit. Kamera e xhironte atë brenda veturës derisa Assadi shpjegonte qëllimin e vizitës.

“Do të shkojmë në Ghouta për të parë situatën atje dhe për të parë ushtrinë duke luftuar, duke çliruar këtë zonë. Do të shkojmë në enklavë nga lindja”, tha Assadi.

E ushtarët qeveritarë sirianë janë shumë afër fitores së madhe në këtë vend afër Damaskut, pas ofensivës së ashpër. Ghouta është qytet nga i cili mijëra njerëz tashmë janë evakuuar dhe dikur kontrollohej nga kryengritësit. OKB-ja ka vlerësuar se 400 mijë njerëz ishin të rrethuar në këtë enklavë, pa qasje në ilaçe apo ushqim.