E-Diaspora
Xhevrie Osmani, konfirmohet deputete e Kuvendit në Kantonin e Gjenevës
Xhevria është deputetja e parë shqiptare e zgjedhur në ketë nivel legjislativ, një sukses jashtëzakonisht i madh për të
Xhevrie Osmani është konfirmuar si deputete në Kuvendin e Kantonit të Gjenevës, njoftojnë burime për albinfo.ch.
Ajo ishte e nominuar nga Partia Socialiste e kantonit të Gjenevës, dhe ka marrë votat e mjaftueshme që të jetë deputete e Kuvendit, ku është bërë ripërtëritja e 100 ulëseve, shkruan albinfo.ch.
Xhevria është deputetja e parë shqiptare e zgjedhur në ketë nivel legjislativ në Kantonin e Gjenevës, një sukses jashtëzakonisht i madh për të.
Zonja Osmani me rrënjë nga Gjilani i Kosovës, migroi së bashku me prindërit e saj në Gjenevë të Zvicrës, qysh si fëmijë.
Ajo në këtë qytet të njohur të diplomacisë ndërkombëtare përfundoi me sukses të gjitha nivelet e shkollimit.
Përkushtimi i saj në punë u kurorëzua me diplomim në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit shtetëror të Gjenevës.
Osmani, edhe pse e re në moshë është me përvojë në politikë. Në qershor të verës së sivjetme mbush vitin e tretë të punës së saj të suksesshme si këshilltare në komunën Meyrin të Gjenevës.
Me kusht që t’i avancojë edhe më tutje dijet ajo, bënë edhe studime shtesë në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Kriminale dhe Administrative, pranë Universitetit Publik të Lozanës, gjegjësisht atij të Bernës, ku së shpejti do të fitojë edhe gradën shkencore Master në këtë fushë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik