Integrimi
Xhevrie OSMANI dhe Hysri HALIMI ,me gjasa reale për një ulëse në Kuvendin e Gjenevës
Bashkatdhetarë të nderuar siç u kemi njoftuar edhe më herët më 15 prill të muajit të ardhshëm në kantonin e Gjenevës,do të mbahen zgjedhjet parlamentare, për ripërtrirjen e 100 ulëseve të Kuvendit të kësaj Republike,që për dallim nga kantonet e tjera të Zvicrës, dallon në shumëllojshmëri kulturash dhe etnitetesh.
Nga radhët e komunitetit tonë në këto zgjedhje do të konkurrojnë Xhevrie Osmani dhe Hysri Halimi, të nominuar nga Partia Socialiste e kantonit të Gjenevës.
Zonja Osmani me rrënjë nga Gjilani i Kosovës, migroi së bashku me prindërit e saj në Gjenevë të Zvicrës,qysh si fëmijë.
Ajo,në këtë qytet të njohur të diplomacisë ndërkombëtare përfundoi me sukses të gjitha nivelet e shkollimit.
Përkushtimi i saj në punë u kurorëzua me diplomim në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit shtetëror të Gjenevës.
Osmani, edhe pse e re në moshë është me përvojë në politikë.Në qershor të verës së sivjetme mbush vitin e tretë të punës së saj të suksesshme si këshilltare në komunën Meyrin të Gjenevës.
Me kusht që t’i avansojë edhe më tutje dijet ajo, bënë edhe studime shtesë në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Kriminale dhe Administrative,pranë Universitetit Publik të Lozanës,gjegjësisht atij të Bernës,ku së shpejti do të fitojë edhe gradën shkencore Master në këtë fushë.
Me ambicje të njëjta për të fituar një vend në Parlamentin e Gjenevës,konkurron edhe z.Hysri Halimi. Ai, në Gjenevë,është vendosur më 1998 në periudhën kur forcat paramilitare dhe ushtarake të Serbisë,patën filluar granatimin e qyteteve dhe të fshatrave të Kosovës
Duhet theksuar që Hysriu,është i biri i atdhetarit Sabit Halimi,i cili si i përndjekur politikë edhe pse larg atdheut deri në vdekje u veçua me kontributin e tij ,dhënë çështjes sonë kombëtare.
Fshati i lindjes së z. Hysri Halimi është Skifteraj i komunës së Vitisë,ku edhe ndoqi mësimet deri në klasën e katërtë të ciklit të ulët.
Hysriu ,në fund të gushtit të vitit 1998 regjistrohet në një nga shkollat fillore të Gjenevës.
Ai,si i ri dhe me plotë dëshira për të ardhmën këtu ambientohet shpejtë, dhe pas përfundimit të mësimit të detyruar vazhdon mësimet në kolegjin Rousseau të Gjenevës,të cilat i kryen me rezultate të kënaqëshme.
Pastaj shkollimin superior e vijon në Fakultetin e Shkencave Politike,ku edhe u diplomua.
Halimi, aktualisht është në përfundim edhe të një Masteri në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Evropiane ,me specializim të veçantë në lëmin e Qeverisjes Evropiane,pranë Institutit të Studimeve Politike në Grenobël të Francës.
Ai, që nga viti 2015 mban pozitën e këshillëtarit komunal në Meyrin të Gjenevës.
Këta dy të rinj posedojnë pjekuri të duhur politike dhe intelektuale.Këtë e vërteton edhe specializimi i tyre në këtë fushë.
Prandaj kësaj gare ata i hyjnë të bindur se do ta kenë edhe përkrahjen e të gjithë bashkombësve dhe të miqve të tyre të shumtë.
Të nisur nga ky fakt si zonja Osmani ashtu dhe zoti Halimi, presin që bashkathetarët tanë më 15 prill 2018 masovikisht do të dalinë në zgjedhje ,dhe në mënyrë kompakte do të votojnë listën e Partisë Socialiste ,që mbanë numërin 3,pjesë e së cilës janë këta të dy dhe bashkëpartiaku i tyre z.Ismet Kurteshi.
Bashkatdhetarë të dashur duke ua besuar votën tuaj këtyre të rinjëve të formuar profesionalisht dhe politikisht do të bëni zgjidhjen e duhur të një varg çështjesh, që kanë të bëjnë me ne dhe komunitetin tonë në përgjithësi.
Andaj,zgjedhja e tyre eventuale në pozitën e deputetit padyshim që do të ndikojë edhe në përmirësimin e imazhit tonë .
Veç kësaj do të forcohet edhe legjislativi i Republikës dhe kantonit të Gjenevës,si një nga shtyllat kryesore të shtetit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje