Futboll

Xherdan Shaqiri uron shqiptarët për 28 Nëntor me foton e veçantë

Ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri, e ka uruar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.

Futbollisti i Chikago Fire dhe Përfaqësueses së Zvicrës e ka uruar Festën e Pavarësisë përmes një postimi në “Insta-Story”.

Ai ka publikuar një foto, ku shfaqen heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu së bashku me Ismail Qemailin dhe Isa Boletinin, që shpallën Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Shaqiri e ka përshkruar foton: “Urime 111-vjetorin”.