Integrimi

Xhensila Velencia, shqiptaro-amerikania në biznesin e kartolinave

Një shqiptaro-amerikane që ka ardhur në Shtetet e Bashkuara në moshën 5 vjeçare, ka nisur biznesin e saj me dhuratën më pak të kushtueshme, por më domethënësen-kartolinën.

Pasi mbaroi shkollën e lartë për shkenca politike, Xhensila Velencia kuptoi se nuk i pëlqente një punë e rëndomtë zyre dhe investoi në pasionin e saj të krijimit të kartolinave për të përçuar mesazhe që e marrin temën nga politika apo nga jeta e përditshme, raporton “Zëri i Amerikës”.

Kompania e saj e vogël Card Bureau shet produkte në 30 dyqane në Uashington dhe në 13 shtete amerikane, përcjell albinfo.ch.