Lajme
Xhemile Fetaji nderohet nga presidentja e Zvicrës me titullin “Hero i përditshmërisë”
Një grua dhe një burrë nga çdo kanton, si dhe nga zviceranët që jetojnë jashtë vendit, nderohen për kontributin e veçantë të dhënë për shoqërinë tonë gjatë kohës së masave kundër koronës
Në nderim të festës nacionale të Zvicrës, 1 gushtit, presidentja e konferderatës, Simonetta Sommaruga sot në Rütli ka ndarë mirënjohjet për “heronjtë e përditshmërisë”.
Në solemnitetin që po vazhdon edhe në këto momente, në vendin ku janë vënë themelet e Zvicrës, zonja Sommaruga ka kujtuar meritat e të gjithë njerëzve në luftimin e koronavirusit, kësaj pandemie që prej disa muajsh ka pushtuar si gjithë botën, edhe Zvicrën.
Një grua dhe një burrë nga çdo kanton, si dhe nga zviceranët që jetojnë jashtë vendit, nderohen për kontributin e veçantë të dhënë për shoqërinë tonë gjatë kohës së masave kundër koronës, shkruan albinfo.ch. Ky kontribut konsiston, qoftë në transportin publik, në supermarkete apo farmaci, në ekipin kantonal të krizave ose në blerje për fqinjët e moshuar, në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit ose në qendrat e të moshuarve.
Presidentja u ka dhuruar të gjithë “heronjve” nga një fidan molle, të cilin ata/ato duhet ta marrin me vete në kantonin prej nga vijnë dhe ta mbjellin atje.
Në mesin e të nderuarve është edhe bashkatdhetarja jonë, Xhemile Fetaji nga Gostivari.
Xhemile Fetaji është një punonjëse në sferën e integrimit, migracionit dhe të të drejtave të gruas në kantonin Thurgau. Veç tjerash, ajo ka qenë kandidate për t`u zgjedhur deputete në Parlamentin e Kantonit të saj. Për këtë kandidim dhe për aktivitete tjera të saj, ka shkruar edhe albinfo.ch.
Ndërkohë, aktivistja me rrënjë nga Gostivari, ka treguar një angazhim të veçantë edhe në luftimin e koronavirusit në regjionin ku jeton.
Duket se këto dhe aktivitetet tjera të zonjës Fetaji nuk kanë kaluar pa u vënë re, transmeton albinfo.ch. Kështu, ajo është caktuar së fundi nga autoritetet federale të Zvicrës për t`i ndarë një mirënjohje të lartë nga vetë presidentja federale, Simonetta Sommaruga për festën nacionale të Zvicrës, 1 Gushtin.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun