Uncategorized

Xhemaili, lojtari i ndeshjes

Mesfushori shqiptar mori çmimin nga FIFA

Blerim Xhemaili është zgjedhur futbollisti i ndeshjes nga faqja zyrtare e FIFA-s, njofton albinfo.ch.

Xhemaili realizoi golin e parë në ndeshjen Zvicër-Kosta Rikë që përfundoi 2:2 dhe helvetikët janë kualifikuar në 1/8 e finales, ku të martën nga ora 16:00 do të ndeshen me Suedinë.

Ky ishte goli i parë i Xhemailit në këtë Botëror. Ai realizoi në minutën e 32-të nga afërsia në zonë, duke goditur fuqishëm.

Xhemaili gjithashtu zhvilloi një lojë mjaft të mirë. Kujtojmë që në ndeshjen e kaluar Xherdan Shaqiri ishte zgjedhur futbollisti më i mirë i ndeshjes. Shaqiri shënoi golin e fitores për Zvicrën ndaj Serbisë.